Page 97 - Demo
P. 97


                                    777777777777 7 Planifikimi, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave95Ushtrime 7A1 Si mendoni, për çfarë qëllimi mund të mbledhin të dhëna profesionistët e mëposhtëm? Sugjeroni disa pyetje që mund të kenë ata.a Menaxherët e hoteleve b Profesionistët që punojnë për të promovuar turizminc Drejtorët e shkollave d Administratorët e spitaleve e Politikanët2 Nxënësit e klasës sime shohin më pak se dy orë televizor, çdo ditë.a Përcaktoni të dhënat që duhen mbledhur për të testuar këtë pohim.b Shpjegoni madhësinë e kampionit që keni ndër mend të përdorni dhe pse.c Shpjegoni shkallën e saktësisë që keni ndër mend të përdorni dhe pse.d Hartoni një formular të përshtatshëm për mbledhjen e të dhënave.e Përdorni formularin për të mbledhur informacion.f Analizoni të dhënat dhe gjykoni për vërtetësinë e pohimit.3 A janë djemtë më të mirë se vajzat në matematikë?a Përcaktoni të dhënat që duhen mbledhur për të testuar këtë pohim.b Shpjegoni madhësinë e kampionit që keni ndër mend të përdorni dhe pse.c Shpjegoni shkallën e saktësisë që keni ndër mend të përdorni dhe pse.d Hartoni një pyetësor të përshtatshëm për mbledhjen e të dhënave.e Përdorni pyetësorin për të mbledhur informacion.f Analizoni të dhënat dhe vendosni për vërtetësinë e pohimit.4 Fredi do të dijë nëse adoleshentët mbajnë dietë të shëndetshme. Ai mblodhi të dhëna në mënyra të ndryshme. Përcaktoni nëse këto bashkësi të dhënash janë parësore apo dytësore.a Ai pyeti dhjetë veta në mensën e shkollës, se çfarë po marrin për drekë.b I kërkoi stafit të mensës një listë të ushqimeve të marra nga nxënësit gjatë muajit të fundit.c Kërkoi në internet të dhëna rreth ushqimeve që marrin mensat e shkollave të qytetit.d Përdori formularin e mbledhjes së të dhënave, ku shokët e tij duhet të shkruanin nëse kanë ngrënë mish, fruta dhe perime çdo drekë.5 Sugjeroni pyetje të mundshme shtesë për të dhënat e mbledhura në ushtrimet 2 dhe 3.6 Beni mendon se sa më i madh të jesh në moshë, aq më shumë shpenzon. Diskutoni se si mund të provohet vërtetësia e këtij pohimi. Tregoni pyetjet e mundshme, bashkësitë e të dhënave të nevojshme, nëse duhen përdorur të dhëna parësore apo dytësore, si duhet të mblidhen të dhënat, madhësinë e kampionit dhe shkallën e saktësisë. Si pjesë të diskutimit, jepni përparësitë dhe mangësitë e secilës alternativë që do të sugjeroni.Ushtrime 7B1 Sara do të dijë a e përmirëson shëndetin sasia e ushtrimeve fizike që kryen një person. Ajo hartoi këtë formular të mbledhjes së të dhënave, për pesë persona, në një anketë pilot:a Si mendoni, pse njëri prej të anketuarve ka vënë një vijë në vend që të shkruante moshën?b Pse ka nga një pikëpyetje në dy prej kolonave?c Rishkruani këto tri kolona të të dhënave duke i përmirësuar ato.d Çfarë kolonash të tjera mund t’i shtoni këtij formulari? Apo mendoni se duhen pyetje të tjera? A do të hiqnit ndonjë prej kolonave?Siç e shihni, për të mbledhur të dhënat, ka mënyra nga më të ndryshmet, por nuk ekziston një metodë më e mirë se të tjerat, që të jetë e përshtatshme për të gjitha rrethanat. Një gabim i shpeshtë që haset në pyetësorë ose formularë është përfshirja e një pyetjeje të panevojshme. Një ide e mirë është testimi i formularit ose pyetësorit me anë të një ankete pilot. Në këtë rast, pyetet vetëm një grup i vogël personash, për të parë nëse anketa shërben për qëllimin kryesor. Më pas, pyetësori apo formulari mund të ndryshohet e të përmirësohet.Mosha Shëndeti (1, 2, 3, 4 ose 5)Sa ushtrime fizike?14 2,5 225 4 100— 3 Asnjë51 ? ?34 0 Gjysmë
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101