Page 10 - Demo
P. 10
Mësimi 1 Kujtojmë së bashkudhe zhvillo më tej njohuritë.1. Rretho përgjigjen e saktë.Kënga “Himni i flamurit” këndohet në tonalitetin:a) Do Maxhore; b) Sol Maxhore; c) Fa Maxhore.Në shkallët Sol Maxhore, gjysmëtonet ndodhen në gradët:a) 2-3 dhe 5-6; b) 4-5 dhe 6-7; c) 3-4 dhe 7-8.Nota 1/8 me pikë vlerëse është e barabartë me:a) tri nota me vlerë 1/16; b) 2 nota me vlerë 1/8; c) 4 nota me vlerë 1/16.Masa e ritmit muzikor 5/8 formohet nga:a) një masë e thjeshtë; b) dy masa të thjeshta; c) tri masa të thjeshta.Masa e ritmit muzikor 9/8 formohet nga:a) dy masa me ritëm të thjeshtë; b) tri masa me ritëm të thjeshtë; c) katër masa me ritëm të thjeshtë. Ritmi muzikor 7/8 ekzekutohet me:a) dy lëvizje dore; b) tri lëvizje dore; c) katër lëvizje dore.Kënga polifonike këndohet me:a) një zë; b) dy zëra; c) shumë zëra.zKujto dhe zhvillo njohuritëKëndo këngën “Himni i flamurit”. Respektoje duke qëndruar drejt, shqiptoji saktë fjalët dhe interpretoji me ndjenjë ato.- I -Rreth flamurit të përbashkuarme një dëshir’ me një qëllim,të gjith’ atij duk’ iu betuartë lidhim besën për shpëtim.Prej lufte veç ay largohetqë është lindur tradhëtor,kush është burrë nuk frikohet,por vdes, por vdes si një dëshmor!- II -Në dorë armët do t’i mbajmëtë mbrojmë atdhenë më çdo kënd,të drejtat tona ne s’i ndajmë,këtu armiqtë s’kanë vend.Se Zoti vet’ e tha me gojëqë kombet shuhen përmbi dhe,po Shqipëria do të rrojë,për të, për të luftojmë ne!- III -O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,te ty betohemi këtu,për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,për nder` edhe lavdimn’ e tu.Trim, burrë quhet dhe nderohetatdheut kush iu bë theror;për jet’ ay do të kujtohetmbi dhe, nën dhe si një shenjtor!Rreth fla - mu - rit të për - bash - ku - ar, me një dë - shir8

