Page 14 - Demo
P. 14


                                     Mësimi Shih me kujdes instrumentet e lashta muzikore të paraqitura në figurë dhe diskuto rreth tyre.Kujto dhe zhvillo NJOHURITËMësoMuzika është zhvilluar bashkë me shoqërinë njerëzore. Sipas studiuesve, fillesa e saj është e vështirë të përcaktohet. Mendohet se arti muzikor ka lindur si imitim i tingujve natyrorë dhe është zhvilluar krahas gjuhës së folur. Në qytetërimet e lashta, muzika shprehte emocionet dhe besimin e njerëzve ndaj perëndive dhe shoqëronte ritualet përkatëse. Objekte të ndryshme, gdhendje dhe vizatime në shkëmbinj e shpella, apo dhe vargje të shkruara të kryeveprave letrare, si “Iliada” e “Odisea” të Homerit, dëshmojnë për zhvillimin e muzikës në lashtësi, dhe na ndihmojnë të përfytyrojmë ecurinë e saj në kohë.Instrumentet muzikore në lashtësiPër të shprehur ndjenjat dhe emocionet e tyre, njerëzit më së pari e kanë krijuar ritmin nëpërmjet lëvizjeve të trupit, duke përplasur duart me njëra-tjetrën apo shputat e këmbëve në tokë. Në vijimësi, për të forcuar tingëllimin dhe për më shumë ritëm, ata filluan të përdornin gurë, copa druri, lëvore pemësh, lëkurë të tendosur, guaska deti, rrënjë të përthyeshme me fije të tendosura (që prodhonin tinguj me anë të pickimit) etj. Instrumente si tamburi, daullja dhe brirët fillimisht shërbyen si mjete komunikimi në punë dhe në luftë, kurse më vonë u përdorën për qëllime muzikore.Në lashtësi, për zhvillimin e artit dhe të kulturës u dalluan kryesisht qytetërimet e Kinës, Egjiptit, Babilonisë, Indisë, Greqisë dhe Romës. Në këto vende, krahas arritjeve të rëndësishme në letërsi, skulpturë, arkitekturë, matematikë dhe astronomi, hapa të mëdhenj u hodhën edhe në fushën e muzikës.Kultura muzikore babilonase dallon për origjinën e saj të hershme, rreth 4000 vjet p.e.s. Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike, si: veglat muzikore, gdhendjet apo vizatimet e ndryshme që paraqesin portrete këngëtarësh, instrumentistësh dhe vallëtarësh. Babilonasit krijuan me mjeshtëri të rrallë disa instrumente muzikore, si: lirën, flautin e thjeshtë dhe atë të dyfishtë, sistrën, boblën e tamburin. Kjo kulturë muzikore ndikoi shumë edhe në qytetërimet e tjera, sidomos në Egjipt e Greqi.3 Muzika në lashtësiInstrument muzikor babilonas (harpë)flaut prej druritrombë guasketrombë hark muzikorAulos, instrument muzikor grek12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18