Page 15 - Demo
P. 15
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKultura muzikore në Egjipt dëshmohet rreth 3000 vjet p.e.s. Muzika kultivohej nga të gjitha shtresat dhe kënga, e shoqëruar me instrumente, zinte vendin kryesor. Instrumentet muzikore të kësaj periudhe ishin:sistri, cembali, organoja hidraulike, harpa, liuti, krotali, trumbetat etj. Muzika në Egjiptin e lashtë shoqëronte shumë ngjarje fetare, festive e argëtuese. Mendohet se në praktikat fetare egjiptiane përdorej muzika ritmike, e cila luhej kryesisht nga gra.Kultura muzikore kineze dëshmohet që herët nga gjetjet arkeologjike, me mbi 80 instrumente të ndryshme muzikore. Instrumentet më të vjetra janë instrumentet frymore (disa lloje flautesh). Instrumente të tjera janë ato me goditje, si: daullja, gongu, kambanat,ndërsa ato me hark janë: violina me dy tela dhe liuti kinez me katër tela. Në Indinë e lashtë, muzika u zhvillua krahas filozofisë, letërsisë, skulpturës, arkitekturës dhe pikturës. Ajo shquhej sidomos për ritmin e shumëllojshëm. Disa prej këngëve më të vjetra indiane kanë arritur deri në ditët tona.Kultura muzikore në Greqinë e lashtë qe e lidhur ngushtë me mitologjinë popullore. Muzika dhe poezia u zhvilluan të pandara nga njëra-tjetra. Muzika fitoi një rol të rëndësishëm shprehës në tragjedinë greke dhe në lojërat olimpike që organizoheshin një herë në 4 vjet në Olimpia të Peloponezit. Instrumenti më i përdorur ishte lira, krahas aulos, kitarës, harpës etj. Grekët e lashtë krijuan sistemet dhe teoritë e tyre muzikore.Muzika në Romën e lashtë konsiderohej si një virtyt magjik. Asokohe, ajo ishte e pandashme nga ceremonitë publike ose të jetës private, nga mbajtjet e fjalimeve etj. Muzika luante rol të rëndësishëm edhe në teatër. Shfaqjet e vëna në skenë para shekullit III p.e.s kishin karakter ritual dhe përfshinin këngë, kërcime dhe pjesë instrumentale.Instrumentet muzikore ishin të shumta dhe ndaheshin sipas materialit prej të cilit ndërtoheshin dhe mënyrës si luheshin. Instrumente muzikore frymore ishin: tuba, organo hidraulike, fyelli i dyfishtë, korno etj.b dh Mbaj mend!Muzikën e studiojmë sipas periudhave që është zhvilluar (nga lashtësia deri në ditët tona). Objekt i studimit janë gjinitë,format muzikore dhe përfaqësuesit e tyre.Skulpturë druri e Pitagorës, i cili ishte edhe muzikant.Liuti, instrument muzikor kinezsaferiKqmllokiAfresk me një harpist egjiptian13

