Page 16 - Demo
P. 16
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaZgjero njohuritë muzikore...Xuni është një ndër instrumentet muzikore më të vjetra kineze dhe mendohet të jetë përdorur që para 7000 vjetësh. Sipas studiuesve, ky instrument i zbuluar përgjatë lumit Jance i përket periudhës së neolitit. Besohet të ketë qenë shumë popullor në Kinën e lashtë. Njerëzit përdornin gurë të lidhur me litar për të gjuajtur, disa prej të cilëve, duke qenë me vrima, lëshonin tinguj kur hidheshin në ajër. Këta tinguj ngjallën kureshtje dhe u bënë shkak i shpikjes së xunit. Xuni është një lloj guri me vrima me formë thuajse vezake. Ai ka së paku tri vrima në pjesën e përparme dhe dy vrima në pjesën e pasme (për gishtat), si dhe një vrimë në pjesën e sipërme (për t’i fryrë).Krijo portofolin tëndHulumto rreth instrumenteve muzikore të përdorura në lashtësi (mund të kërkosh në internet ose të shfletosh burime të tjera informacioni). Gjej të dhëna të ndryshme: fotografi a vizatime të instrumentit, karakteristika të tij (materiali, forma), histori etj., dhe paraqiti e diskutoji në klasë. Verifiko njohuritëx Plotëso tabelën, duke shënuar për çdo qytetërim dy emra instrumentesh. Përshkruaje secilin prej tyre.Babilonia Egjipti Kina Greqia1.2.1.2.1.2.1.2.Xuni kinez14

