Page 17 - Demo
P. 17
MësimiMësoMe termin mesjetë identifikohet ajo periudhë e historisë evropiane që fillon nga rënia e perandorisë romake (476 e.s.) dhe përfundon me zbulimin e Amerikës (1492). Gjatë kësaj periudhe, muzika, ashtu si letërsia, arkitektura dhe piktura, pati ndikim të madh nga kisha katolike. Ajo bazohej në meloditë e vjetra të krishtera si psalmet, himnet etj.Kënga gregoriane ose korali gregorian, e mori emrin nga Papa I Gregori i Madh (Gregorio Magno), i cili drejtoi kishën katolike nga viti 590 e.s. deri në 604 e.s. dhe mendohet të ketë qenë krijues i saj. Këto këngë ishin për kore burrashdhe këndoheshin njëzëri nga i gjithë kori, prandaj quheshin edhe monofonike. Ato kishin melodi solemne dhe strukturë të thjeshtë dhe nuk shoqëroheshin nga instrumente muzikore. Tekstet e tyre shkruheshin në latinisht, që ishte gjuha zyrtare e kishës. Këngët gregoriane patën rëndësi të veçantë në historinë e muzikës, pasi u shkruan me disa simbole që quheshin neuma (nga greqishtja e vjetër: shenja). Neumat përdoreshin vetëm në krijimin e melodive me një zë, por me zhvillimin e muzikës shumëzërëshe, deshifrimi i tyre u bë i pamundur. Në fillim të shek. XI, teoricieni i muzikës Guido D’Areco (Guido D’Arezzo) përdori një metodë të thjeshtë për të mbajtur mend meloditë, duke krijuar një sistem të ri praktik për shkrimin e notave. Ai vendosi shenjat mbi dhe ndërmjet katër vijave paralele horizontale që u quajtën tetragram, duke u dhënë atyre një kuptim të saktë.Muzika në mesjetë 4Vargjet latinisht të himnit të Shën Gjonit, prej të cilave u morën rrokjet për emërtimin e notave.Dëgjo fragmentin muzikor dhe përcakto llojin e zërave që e këndojnë. Kujto dhe zhvillo njohuritëZgjero njohuritë muzikore...Nga himni latin për Shën Gjonin, “Ut queant laxis”, Guido D’Arecomori rrokjen e parë të çdo vargu dhe me to emërtoi çdonjërën nga notat. Emërtimi i tyre ishte UT, RE, MI,FA, SOL, LA.UT, u zëvendësua më pas me DO, nga muzikologu Xhovani Batista Doni (Giovanni Battista Doni). Nota SI, iu shtua më pas sistemit të notave dhe u formua nga inicialet e Sancte Iohannes (latinisht Shën Gjoni). 15

