Page 18 - Demo
P. 18


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaStilet muzikore që u zhvilluan gjatë mesjetës qenë stili monofonik dhe stili polifonik. Polifonia u zhvillua si një vazhdim i këngëve gregoriane, të cilat në mënyrë spontane filluan të këndoheshin me shumë zëra. Sistemi muzikor kaloi nga sistemi neuma në atë të quajtur tetragram ku shenjat e notave kishin formë katrore. Në këtë mënyrë lindi forma e parë polifonike që u quajt organum, e cila në fillim këndohej me 1 dhe 2 zëra ndërsa më pas me 3 dhe 4 zëra.Gjatë kësaj periudhe, instrumentet muzikore përdoreshin vetëm për shoqërimin e muzikës laike. Ndër to përmendim: liutin (lloj violine), kitarën (instrument me tela) dhe viellën (instrument me hark), si dhe trombën e kornon që përdoreshin gjatë ndeshjeve sportive. Muzika kishtare nuk shoqërohej me instrumente.Hildergard von Bingen, një murgeshë gjermane, personalitet i arteve dhe i shkencave në shekullin XII, u bë ndër emrat përfaqësues në kompozimin e këngëve gregoriane. Vepra e saj më e njohur është Mjeshtëria e Ordos, e cila përfshin 82 pjesë muzikore.Kompozitorë të tjerë të shekullit XII përmenden Leonini (Léonin) dhe Perotini (Pérotin) që kompozuan pjesët e para polifonike.p Mbaj mend!Monofoni quhet një melodi që këndohet ose luhet në unison, pra ka një vijë melodike.Termi polifoni vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë shumë tinguj.Studio partiturën dhe këndo notat në grup.fififififififififififififififi  AÍ¡¡¡¡ fiUtÍ¡¡¡¡que -Í¡¡¡¡antÍ¡¡¡¡la____Í¡¡¡¡Í¡¡¡¡xis.Í¡¡¡¡ReÍ¡¡¡¡- soAÍ¡¡¡¡- na -Í¡¡¡¡reÍ¡¡¡¡fi -Í¡¡¡¡bris.N N Nfififififififififififififififi  Í¡¡¡ fi ¡MiÍ¡¡¡¡-Í¡¡¡¡raÍ¡¡¡¡ge stoÍ¡¡¡¡¡¡¡¡- -AÍ Í¡¡¡¡rum.Í¡¡¡¡Fa -Í¡¡¡¡mu -Í¡¡¡¡li tuÍ¡¡¡¡o¡¡¡¡¡¡¡¡-Í-Í Í¡¡¡¡rumN N Nfififififififififififififififi  fi€¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡Í ÍSolÍ Í¡¡¡¡¡¡¡¡-Í Í¡¡¡¡ve__Í¡¡¡¡pol -Ñ¡¡¡¡lu - ti.Í¡¡¡¡La -Í¡¡¡¡biÍ¡¡¡¡- i reÍ¡¡¡¡¡¡¡¡Í-Í¡¡¡¡a -Í¡¡¡¡tum.N N Nfififififififififififififififi  ¡ fi ¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡Í ÍSanccÍ-Íte_____AÍ¡¡¡¡JoÍ¡¡¡¡an -Ñ¡¡¡¡- nes.N N“Mbreti David dhe muzikantët me psalter, tuba, organo, timpani dhe harpë”, miniaturë prej një dorëshkrimi të shek. XIIIIohUtMiSolSancLaFaRe16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22