Page 20 - Demo
P. 20


                                     Mësimi “Vajta kalova” Çfarë di për arbëreshët e Italisë?  A e njeh muzikën e tyre?Dëgjo dhe diskuto5Zgjero njohuritë muzikore...Pas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, arbëreshët u shpërngulën dhe u vendosën në Itali për t’i shpëtuar pushtimit osman. Edhe pse të larguar që prej 600 vjetësh, ata ende i ruajnë traditat, gjuhën, veshjet, ritet e zakonet e tyre. Veç këngës “Vajta kalova”, mjaft këngë të tjera arbëreshe mbeten të dashura për ne dhe këndohen edhe sot. Kënga “Moj e bukura More” është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare, e cila këndohet edhe në ditët tona. Kjo këngë në njëfarë mënyre dëshmon jo vetëm mallin për atdhe, por edhe vetë krijimin e komunitetit arbëresh të Italisë. Për herë të parë ajo dokumentohet në librin e arbëreshit Dhimitër Kamarda (1821-1882), më 1866. Autori i saj është i panjohur, por kënga vetë është ndër më të dashurat për të gjithë shqiptarët.- I -Vajta kalova gjith’ Kalabrinëaskund nuk gjeta si Arbërinë.Vajta kalova gjith’ Kalabrinëaskund nuk gjeta si Shqipërinë.- II -Dy manushaqe në dorën timeia zgjata njërën arb’reshes sime.Dy manushaqe në dorën timeia zgjata njërën arb’reshës sime.- Refreni -E lule-lu, e lule-lu,e lule-lule maca e maca,e un’ për ty, e un’ për ty,e un’ për ty, o ndalu pace.E ndalu pac’, e ndalu pac’,e ndalu pac’ ësht’ e vërtetë,se zemra im’, se zemra im’,se zemra ime je ti vetë.18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24