Page 30 - Demo
P. 30


                                     MësimiMësoGjatë periudhës së Rilindjes (shek. XV-XVI) u shënuan arritje të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës: art, letërsi, muzikë, ekonomi. Zbulimet e mëdha gjeografike dhe ekonomike e çuan Evropën Perëndimore drejt ndryshimeve të mëdha shoqërore, historike, kulturore e artistike. Të kësaj periudhe janë artistët e mëdhenj, si: Mikelanxhelo (Michelangelo), Rafaelo Sancia (Raffaello Sanzia), Dante Aligeri (Dante Aligheri) dhe Petrarka (Francesco Petrarca). Shkenca iu kundërvu parimeve fetare, që deri në atë kohë ishin respektuar rreptësisht. Shkencëtarë dhe zbulues si: Galileo Galilei, Nikolla Koperniku (Nicolaus Copernicus) dhe Kristofor Kolombi (Cristoforo Colombo) dolën hapur kundër kishës, me teoritë dhe zbulimet e tyre. Gjatë kësaj kohe, muzika njohu zhvillime të reja: u përcaktuan tiparet e reja dhe karakteristikat e muzikës si art, u zhvillua muzika popullore dhe muzika instrumentale, u zhvillua më tej polifonia dhe u hapën shkollat e para polifonike, u krijua një stil i ri, ku harmonia e plotë e akordeve dhe teksti ishin një nga parimet kryesore të kompozitorëve të kohës.Kompozitorët e kësaj periudhe, si: Gijom dë Masho (Guillaume de Machaut), Gijom Dyfej (Guillaume DuFay), Zhoskin de Pre (Josquin des Prez) etj., u mbështetën kryesisht në ritmet e muzikës popullore, prej së cilës morën formë lloje të tjera muzikore si: balada, madrigali dhe kaçia.Kaçia është formë muzikore me dy zëra, këngë e shpejtë, teksti i së cilës trajton një skenë gjahu.Balada është formë muzikore më e thjeshtë nga përmbajtja, që këndohet nga një solist, me kor ose shoqërim instrumental.Madrigali është formë muzikore polifonike me dy ose tre zëra, që zakonisht përbëhet nga dy strofa dhe një refren, me subjekt mitologjik ose humoristik. Në shekullin XVI, madrigali këndohej me 3-4 deri në 6 zëra. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë kompozitorëve të Rilindjes, si: Xhovani Pierluixhi Palestrina (Giovanni Pierluigi da Palestrina), Xhovani Gabrieli (Giovanni Gabrieli), Orlande de Lasus (Orlande de Lassus), Monteverdi (Claudio Monteverdi).Shkolla polifonike u ndikua shumë nga shkolla flamande ku bënin pjesë Franca, Holanda dhe Belgjika. Tre kompozitorët më të famshëm të saj janë: Gijom Dyfej, Johanes Okehem (Johannes Ockeghem) (kompozitor i pjesës muzikore për 36 zëra), Zhoskin de Pre dhe Orlande de Lasus (një nga kompozitorët më të njohur të kohës).10 Muzika në periudhën e Rilindjes Mbaj mend!Termi Rilindjenënkupton një fillim të ri dhe tërësor të mendimit në art, shkencë, politikë dhe ekonomi, baza e të cilit ishte humanizmi.Kujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo pjesën muzikore “Ave Maris Stella” të Gijom Dyfej (Guillaume DuFay) dhe përshkruaj shkurtimisht karakteristikat e saj.Një grup muzikantësh në vitin 1600Gijom Dyfej dhe Zhil Bënshua (Gilles Binchois)28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34