Page 31 - Demo
P. 31


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaDy shkolla të tjera muzikore që dhanë një kontribut me vlerë në zhvillimin e mëtejshëm të polifonisë gjatë shekullit XIV, ishin ato të Venecias dhe të Romës.Shkolla veneciane përpunoi më tej metodat dhe shkrimin muzikor. Ndër kompozitorët e saj më të njohur ishin Andrea Gabrieli dhe nipi i tij Xhovani Gabrieli (Giovanni Gabrieli). Ata u dhanë krijimeve të tyre një tingëllim të ri, pasi përveç organos përfshinë në to edhe instrumente të tjera, si: violinën, flautin, trombonin etj.Shkolla romane pati si përfaqësues kryesor Xhovani Pierluixhi Palestrinën (1525-1594), i cili punoi shumë për korin a cappella (këndim pa shoqërim instrumental). Veprat e tij janë dëshmi e nivelit që arriti muzika gjatë Rilindjes.Instrumentet muzikore më të përdorura ishin ato me tastierë, si organo e klaviçembali, por edhe liuti, viola e tromba, kurse violina filloi të shfaqej më vonë, në gjysmën e dytë të shekullit XVI. Gjatë kësaj kohe, kompozitorët filluan të krijojnë pjesë solo për instrumente të ndryshme, duke vijuar më pas me pjesë instrumentale. Në fund të shekullit XVI, interesi për kantondhe këngën monodike çoi në krijimin e melodramës (operës).Verifiko njohuritë1. Rretho përgjigjen e saktë.Në shekullin XVI u përhap një gjini e re muzikore që u quajt:a) melodramë; b) monodi e shoqëruar; c) polifoni.2. Plotëso saktë përkufizimet.Termi Rilindje Balada është formë muzikore që Kaçia është formë muzikore që .Madrigali është formë muzikore që Instrumentet muzikore të kësaj periudhe ishin . Krijo portofolin tëndPlotëso më tej njohuritë e tua, duke gjetur materiale nga burime informacioni të ndryshme rreth:shkollave polifonike dhe përfaqësuesve të tyre;instrumenteve muzikore që u zhvilluan gjatë Rilindjes.Xhovani Pierluixhi Palestrina29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35