Page 32 - Demo
P. 32
MësimiMësoPeriudha baroke daton mes viteve 1600-1750. Termi barok vjen nga portugalishtja (barroco – perlë me formë të çrregullt) dhe u përdor për herë të parë më 1734.Stili barok u pasqyrua në arkitekturë, letërsi, pikturë etj. Fisnikët kërkonin të kishin rreth vetes njerëz të kulturës, prandaj organizonin në oborret e tyre veprimtari të vazhdueshme muzikore. Në këtë periudhë u zhvillua shumë muzika instrumentale, e cila u karakterizua nga një larmi stilesh muzikore. Faktorë ndikues të këtij zhvillimi ishin: trashëgimi i instrumenteve (liuti, viola, organo, klaviçembali etj.), përsosja e instrumenteve (violina, violonçeli etj.), si dhe ndërtimi i instrumenteve të reja (fagoti, klarineta).Instrumenti i violinës u përsos më tej nga mjeshtrit e mëdhenj si: Antonio Stradivari etj. Shfaqja e violinës përkon me formimin e orkestrave të para, të cilat filluan të krijojnë një lidhje më të alternuar të instrumenteve. Një kontribut të madh për zhvillimin e kompleksit të harqeve dha kompozitori Arkanxhelo Koreli (Arcangelo Corelli) (1653-1713). Organoja baroke u bë simbol i muzikës instrumentale të shekullit XVII. Gjinitë e reja muzikore ishin: minueti, trio-sonata (muzikë dhome), sonata solo, koncerti etj.Koncert (nga latinishtja conserere – të lidhemi së bashku), quhet një kompozim muzikor për një tërësi instrumentesh.Termi melodramë vjen nga greqishtja e lashtë (melos – këngë dhe dramma – veprim) dhe nënkupton një formë spektakli ku rrëfehet një histori me anë të muzikës dhe të kënduarit.Nëpërmjet fjalëve, kënga përcillte ndjenjat dhe emocionet, ndërsa muzika, dramatizmin e veprës. Melodrama lindi në Itali (fundi i shek. XVI), në qytetin e Firences, dhe u përhap edhe në vende të tjera (Francë, Gjermani, Angli). Më pas, fjala melodramë u zëvendësua me fjalën opera.Opera si gjini e artit skenik përfshin disa lloje artesh, si: dramën, muzikën, skenografinë etj. Ideja e parë për ndërtimin e saj ishte e Oktavio Rinuçinit (Ottavio Rinuccini), i cili shkroi tekstin me 11 Muzika në periudhën barokeDëgjo disa fragmente muzikore nga “4 Stinët” e Vivaldit dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen prej tyre. Si ndryshon ritmi, melodia dhe dinamika muzikore në secilën prej stinëve?Edgar Bundi (Edgar Bundy), “Antonio Stradivari” Organo e periudhës barokeNikola Lankret (Nicolas Lancret), “Zonjusha dë Kamargo duke kërcyer” Kujto dhe zhvillo njohuritë30

