Page 33 - Demo
P. 33
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriatitull “Dafne”, në përshtatje të të cilit, kompozitori Jakopo Peri (Jacopo Peri) krijoi muzikën. Kështu, në vitin 1594, lindi opera e parë e titulluar gjithashtu “Dafne”.Dorëshkrimi i operës “Dafne” humbi, por pas saj u krijua opera e dytë “Euridiçe”, e cila mbetet modeli i parë i zhvillimit të operës. Ajo u kompozua nga Jakopo Peri dhe Xhulio Romolo Kaçini (Giulio Romolo Caccini), me subjekt të bazuar në legjendën e Orfeut, i cili në mitologjinë greke simbolizon forcën magjepsëse të këngës. Opera u zhvillua në qytete të ndryshme të Italisë, dhe më pas u përhap edhe në shtete të tjera evropiane, si: Francë, Angli, Gjermani dhe Austri.Oratorio u zhvillua në Romë, në të njëjtën periudhë. Kjo formë muzikore dramatike, me tekst në gjuhën latine dhe e ngjashme me operën, dëgjohej kryesisht në kishë. Ndryshe nga opera, oratorio bazohej në një subjekt kishtar dhe nuk shfaqte nevojën e skenografisë dhe të kostumeve. Luhej nga dy ose më shumë këngëtarë, që këndonin në një zë dhe shoqëroheshin nga kori.Termi balet vjen nga italishtja balletto që do të thotë valle. Ai është një shfaqje skenike ku veprimi dramatik kryhet përmes lëvizjes, vallëzimit dhe pantomimës nën shoqërimin e muzikës.Format e para të baletit i gjejmë në ritualet primitive, në ceremonitë, në tragjeditë dhe komeditë greke, në lojërat e këngëtarëve të rrugës dhe të zbavitësve të mesjetës. Si formë teatrale e lojës, baleti filloi të zhvillohej në Evropën Perëndimore në periudhën e Rilindjes në vitet 1300-1600.Shkollat e para të baletit u hapën më 1661, kohë në të cilën fillon dhe zhvillimi i baletit klasik, i cili dallohet për lëvizje të qarta, pantomimë dhe ndjenjë.Foto nga opera “Euridice”Verifiko njohuritë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.1. Instrumentet muzikore që u zhvilluan gjatë periudhës baroke janë: 2. Forma muzikore që u zhvillua më tej si kompozim muzikor për një tërësi instrumentesh ishte: .3. Format muzikore dhe gjini të reja muzikore që lindën ishin: .4. Opera e parë e krijuar titullohej , por modeli i parë i operës mbetet , sepse .Krijo portofolin tëndKërko të dhëna rreth muzikës në periudhën baroke. Përdore informacionin e gjetur për të krijuar një album me foto ose CD me pjesë muzikore të kësaj periudhe.31

