Page 34 - Demo
P. 34


                                     MësimiAntonio Vivaldi (1678-1741), kompozitor dhe virtuoz i jashtëzakonshëm i violinës, njihet si një ndër krijuesit e koncertit për violinë dhe orkestër, dhe si përsosës i koncertit grosso. Ai themeloi shkollën italiane të violinës dhe përpunoi stilin klasik instrumental të këtij instrumenti.Koncerti “Katër stinët” përbëhet nga katër koncerte grosso, ku secili i kushtohet një stine të vitit dhe ndërtohet në tri kohë (allegro, adagio, allegro). Në koncertin e parë, “Pranvera”, përshkruhet atmosfera e ardhjes së pranverës me cicërima zogjsh, gurgullimë përrenjsh etj. Në koncertin e dytë, “Vera”, i cili shquhet për karakterin përshkrues, vendin kryesor e zë suita. Në koncertin e tretë, “Vjeshta”, ndihet atmosfera e vjeshtës, me rënien e gjetheve, puhizën e erës etj. Në koncertin e katërt, “Dimri”, ndihet ftohtësia dhe murrlani i egër që përcillen shumë bukur me interpretimin solistik dhe kontrastin e pjesëve.Dëgjo dhe diskuto Dëgjo pjesën muzikore nga melodrama “Ariana” dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen prej saj. Çfarë përfytyron teksa e dëgjon?Klaudio Monteverdi (Claudio Monteverdi) (1567-1643) është një tjetër kompozitor i kësaj periudhe që krijoi në gjininë e operës dhe e zhvilloi më tej atë. Opera e tij e parë “Orfeu”, u shfaq në vitin 1607 dhe pati shumë sukses. Një vit më pas u shfaq opera tjetër e tij “Ariana”, e cila e përcaktoi në historinë e zhvillimit të operës botërore si një nga reformatorët dhe përfaqësuesit më të njohur të saj.Aleksandër Skarlati (Alessandro Scarlatti) (1659-1725) me veprat e tij ndihmoi në zhvillimin e mëtejshëm të operës. Ai përcaktoi qartë formën e aries, recitativit, uverturës etj., dhe ruajti raportet e muzikës me dramën. Skarlati është një nga themeluesit e shkollës operistike napoletane dhe krijues i një serie të gjatë operash, të shquara kryesisht për rrjedhshmërinë dhe ekspresivitetin e tyre. Vepra e tij muzikore përveç oratoriove dhe serenatave, të cilat shfaqin një stil të ngjashëm, përbëhet edhe nga 500 kantata solo, të kompozuara për muzikën e dhomës. 12 Përfaqësues dhe vepra të muzikës barokeDëgjo dhe diskuto Dëgjo pjesën muzikore “Vjeshta” të shkëputur nga vepra e Vivaldit “4 Stinët” dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen prej saj. Çfarë përfytyron teksa e dëgjon? Antonio VivaldiKlaudio Monteverdi32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38