Page 35 - Demo
P. 35


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaJohan Sebastian Bah (Johann Sebastian Bach) (1685-1750) lindi në qytetin gjerman të Ajzenahut, në një familje me tradita shumë të forta muzikore. Pjesëmarrja në korin e kishës gjatë fëmijërisë i ngjalli dëshirën për të studiuar dhe kompozuar muzikë.Veprimtarinë muzikore e nisi si violinist në oborrin e dukës së Vajmarit, ku shkroi disa vepra të ndikuara nga muzika italiane. Kantatat, oratoriot, meshat dhe lloje të tjera të muzikës së Bahut, bënë që ai të njihej si kompozitor fetar.“Koncertet Branderburgeze” janë dëshmi e qartë e trajtimit që ai i bëri koncertit solo, koncertit grosso dhe koncertit për orkestër, ku e veçanta është shkrirja e grupit të solistëve dhe orkestrës. Mjeshtëria e tij muzikore u duk edhe në zhvillimin e polifonisë, e cila bën pjesë në çdo vepër të tij, qoftë vokale, qoftë instrumentale. Me fugën, Bahu arriti kulmin e krijimtarisë së tij dhe paralajmëroi simfonizimin e shekullit XVIII.100 vjet më vonë, atëherë kur arti muzikor pati një zhvillim të rëndësishëm, muzikantët e periudhës së romantizmit zbuluan vlerat e tij të padiskutueshme si krijues, pedagog dhe teoricien.Dëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga “Ajri” i Bahut dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Çfarë përfytyron teksa e dëgjon?Dëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga oratorio “Mesiah” dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Çfarë përfytyron teksa e dëgjon? Georg Fridrih Hendel (Georg Friedrich Händel) (1685-1759) lindi në Halle të Gjermanisë më 1685. Prirja e tij për muzikë u duk që në moshë të vogël. Ai punoi si organist në kishën e qytetit të tij dhe si mësues i Kolegjit të Reformatorëve, ku edhe kompozoi pjesët e para muzikore që ishin kantata dhe korale. Në vitet 1707-1710 shkoi në Itali, ku kompozoi rreth 40 opera, me të cilat solli një përmbajtje të re, larg skematizmit të operave italiane. Ai punoi shumë për oratorion derisa ia kristalizoi formën, duke i dhënë një zhvillim dramatik dhe duke pasqyruar ngjarje të kohës. Kori zë një vend mjaft të rëndësishëm në operat dhe oratoriot e tij. Koralet janë mjaft të pasura, me emocione të fuqishme dhe me karakter madhështor. Ndër to përmendim: oratorion “Juda Makabe”, koralen e famshme “Aleluja” nga oratorio “Mesia” etj. Më 1712 shkoi në Londër, ku u emërua dirigjent i Akademisë Mbretërore të Muzikës.Johan Sebastian BahGeorg Fridrih Hendel33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39