Page 5 - Demo
P. 5
Mëso, këndo dhe luaj...Ky tekst mësimor është i organizuar në tri tematika:Gjuha dhe komunikimi muzikorTeknika dhe proceseHistoria, muzika dhe shoqëriaNëpërmjet njohurive të përftuara zhvillohen këto kompetenca:krijimi muzikor bazuar në njohuritë muzikore;interpretimi i këngëve dhe i melodive të ndryshme;njohja e zhvillimit të muzikës botërore, e kompozitorëve dhe veprave të tyre.Përvoja personale dhe njohuritë e marra ndihmojnë në zhvillimin e aftësive muzikore nëpërmjet veprimtarive të mëposhtme:ndërtim dhe këndim i shkallëve muzikore (maxhore dhe minore) me dy shenja në armaturë # dhe ; krijim i ushtrimeve ritmike dhe melodike në të gjitha ritmet e mësuara;krijim i melodive të shkurtra (12-16 masa muzikore) në ritmet e mësuara;shprehje e emocioneve rreth këngëve dhe rrymave të ndryshme muzikore;interpretim i këngëve të muzikës së lehtë, popullore e moderne (shqiptare dhe të huaj);vlerësim i muzikës botërore, i përfaqësuesve dhe veprave të tyre, duke argumentuar qëndrimin personal dhe duke respektuar mendimin e të tjerëve.Në çdo temë mësimore merren informacione të reja për këngët, veprat dhe kompozitorët nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive muzikore: këndim, dëgjim, interpretim dhe vlerësim. Në fund, zotërohen njohuri dhe aftësi të mjaftueshme muzikore e kulturore, të cilat provohen në një testim, koncert apo paraqitje të një teme të caktuar, duke punuar vetëm ose në grup.

