Page 52 - Demo
P. 52


                                     MësimiMësoIluminizmi është lëvizja intelektuale dhe filozofike që mbizotëroi në shekullin XVIII (veçanërisht në gjysmën e dytë të tij) dhe që kishte si synim kryesor “ndriçimin e mendjes njerëzore”, nëpërmjet shkencës dhe artit. Ky shekull u karakterizua nga një sërë ndryshimesh ekonomiko-shoqërore që ndodhën si pasojë e revoltave popullore, të cilat arritën kulmin me revolucionin francez (1789) dhe atë amerikan (1776-1783). Filozofia iluministe u përhap në të gjitha fushat e shkencës dhe të kulturës. Fundi i shekullit XVIII përkon me periudhën e klasicizmit në muzikë. Gjatë kësaj periudhe, arti muzikor fitoi tipare të reja, duke arritur kulmin e tij me përsosjen e simfonisë, në formë dhe përmbajtje, dhe me lindjen e një koncepti muzikor të ri e të rëndësishëm, siç ishte sonata klasike.Gjatë kësaj periudhe, opera u zhvillua më tej dhe u kthye në gjininë e parapëlqyer nga shtresat e larta shoqërore.Opera seria (serioze) ishte opera tipike e periudhës së klasicizmit, e cila gjeti zhvillim të rëndësishëm, sidomos në strukturë dhe gjuhë muzikore.Kompozitori Kristof Vilibald Gluk (Christoph Willibald Gluck) njihet si reformator i operës seria. Vepra e tij solli ndryshime në idetë, përmbajtjen dhe konceptimin muzikor e dramatik të operës. Muzika u vu në shërbim të tekstit dhe u thjeshtua nga zbukurimet e panevojshme vokale, kurse uvertura u përdor për përgatitjen e dramës së operës.Gjatë kësaj kohe u zhvillua opera buffa (komike), përfaqësuesi kryesor i së cilës ishte Xhovani Batista Pergolezi (Giovanni Battista Pergolesi) dhe muzika instrumentale. Gjithashtu, gjatë klasicizmit u krijuan gjini të reja, si simfonia, sonata, trio etj., dhe u përcaktuan qartë format e tyre. Sonata u kristalizua si formë muzikore. Kjo periudhë njihet si periudha e formave të qarta, të rregullta, simetrike, me përmbajtje të lirë dhe më afër njerëzores.19 Muzika në periudhën e klasicizmit  Mbaj mend!Karakteristikë kryesoree lëvizjes ideo-artistike të kësaj periudhe në Evropë ishte shprehja e gjendjes shpirtërore, e zhgënjimit dhe e pakënaqësisë ndaj realitetit ekzistues, në forma dhe mënyra të larmishme.Kujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo një fragment nga “Simfoni nr. 3, Heroike”, e Bethovenit. Kujto ç’ke mësuar nga lënda e historisë rreth Revolucionit Francez.Opera buffa50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56