Page 53 - Demo
P. 53
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaVerifiko njohuritë1. Rretho përgjigjen e saktë.Iluminizëm u quajt:a) lëvizja e mendimit dhe e ideve;b) lëvizja kishtare;c) lëvizja për ndryshime rrënjësore në muzikë.2. Plotëso fjalitë mëposhtme.Kompozitori K.V. Gluk njihet si reformator i operës seria, sepse .Ndryshimet që solli vepra e tij muzikore ishin .3. Interpreto ndjesitë e tua muzikore.Dëgjo me kujdes pjesën muzikore “Sonata e hënës” të L. V. Bethoven dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen prej saj.Krijo portofolin tëndKërko të dhëna nga burime të ndryshme informacioni për të zgjeruar njohuritë rreth klasicizmit dhe momenteve të tij më të rëndësishme (foto, piktura, dokumente historike etj.).“Koncert për flaut i Frederikut të Madh në Sansuçi”, Adolf Menzel (Adolph Menzel)Instrumentet muzikore u përsosën dhe u pasuruan me prurje të reja, si pianoja dhe klarineta.Klasicizmi muzikor njihet ndryshe edhe si klasicizmi vjenez, pasi gjatë kësaj kohe, Vjena u bë qendra e zhvillimit muzikor. Aty u krijua shkolla klasike e simfonisë me kompozitorët e shquar të kohës.51

