Page 54 - Demo
P. 54
MësimiPërfaqësuesit më të shquar të klasicizmit, kompozitorët e mëdhenj të shkollës vjeneze: Franc Jozef Hajden (Franz Joseph Haydn), Volfgang Amadeus Moxart (Wolfgang Amadeus Mozart) dhe Ludvig van Bethoven (Ludwig van Beethoven), mbajtën gjithë peshën e ndryshimeve dhe të zhvillimeve progresive të epokës së tyre, e cila mëtonte risi muzikore.Franc Jozef Hajden (1732-1809) lindi në Rorau të Austrisë. Në moshën 8-vjeçare u transferua në Vjenë, ku filloi të këndonte në korin e Katedrales së Shën Stefanos dhe mori formimin e tij profesional. Ai studioi kanto, violinë, klaviçembal dhe kompozicion. Që nga viti 1761 e më pas, Hajdeni punoi rreth 30 vjet si drejtues orkestre dhe kompozitor në oborrin e princit Esterhazi. Pas vdekjes së princit shkoi në Londër, ku ia doli të bëjë jetën e një muzikanti të pavarur. Gjatë kësaj kohe, ai kompozoi 12 simfonitë e tij, që morën emrin simfonitë londineze. Hajdeni, i quajtur ndryshe edhe babai i simfonisë dhe i muzikës instrumentale, la një vepër të pasur me mbi 100 simfoni. Vdiq në Vjenë, më 1809. Volfgang Amadeus Moxart (1756-1791) lindi në Salzburg të Austrisë. Edukimin muzikor e mori nën udhëheqjen e të atit, i cili ishte violinist dhe dirigjent. Në moshën gjashtëvjeçare ai ishte një virtuoz i njohur në të gjithë Evropën dhe, mbas disa vitesh, një kompozitor i sigurt dhe me plot besim në aftësitë e veta. Disa nga operat e tij më të suksesshme që luhen edhe në ditët tona janë: “Dasma e Figaros”, me libret të Pier Bomarshe (Pierre Beaumarchais), “Don Zhuani”, me libret të Lorenco da Ponte (Lorenzo Da Ponte), “Cosi fan’tutte” ose “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik” etj. Opera “Flauti magjik” dhe “Rekuiem” janë dy veprat e tij të fundit, nga të cilat “Rekuiem”, një vepër fetare e përmasave të mëdha, mbeti e papërfunduar. Ai vdiq më 5 dhjetor 1791 në një gjendje të mjerueshme dhe i pavlerësuar nga shoqëria aristokrate e kohës. Gëte ka thënë për të: “Një fenomen siMoxarti është i pashpjegueshëm”.f A d M (1756 1791) li di S l b A iDëgjo dhe diskuto Dëgjo arien “Mbretëresha e natës” nga opera “Flauti magjik” e V. A. Moxart dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen prej saj. Sipas jush, kjo pjesë muzikore është e fuqishme, e shpejtë apo e qetë?20Përfaqësues dhe vepra të muzikës në klasicizëmDëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga vepra “Serenata nr. 5” e F. J. Hajden dhe përcakto llojin e instrumentit që dëgjon. Përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Franc Jozef HajdenVolfgang Amadeus Moxart52

