Page 55 - Demo
P. 55
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaDëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga “Sonata nr. 3 për piano” e L. V. Bethoven dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen.Ludvig van Bethoven (1770-1827) është një nga personalitetet më të shquara të muzikës. Lindi në Bon të Gjermanisë, ku mori dhe edukimin muzikor, nën nxitjen e të atit. Më 1792, me ftesë të Hajdenit, shkoi në Vjenë dhe shumë shpejt u bë i famshëm në Evropë, si pianist dhe kompozitor. Bethoveni vuri themelet e stilit të ri muzikor pianistik. Stili i tij i interpretimit ndryshonte shumë nga i të tjerëve, pasi ishte modern, plot teknikë dhe virtuozitet. Përveç muzikës, ai studioi edhe letërsi, histori e filozofi. Veprat e Shilerit, të Shekspirit, të Plutarkut, të Homerit, të Rusoit dhe të Gëtes e tërhoqën veçanërisht. Më 1802, ai filloi të punonte për “Simfoni nr. 3”, kushtuar mikut të tij Napoleonit, të cilën e quajti “Simfonia heroike”. “Simfoni nr. 5” e quajtur ndryshe “Simfonia e fatit”, është një ndër më të famshmet e Bethovenit. Me “Simfoni nr. 9”, Bethoveni u bë kompozitori i parë që kombinoi orkestrën me korin. Kjo simfoni u luajt në një nga sallat e koncerteve të Vjenës me dirigjent vetë Bethovenin, i cili në këtë kohë qe pothuajse krejt i shurdhuar. Krijimet e tij, që përfshijnë 9 simfoni, një koncert për violinë, 5 koncerte për piano, 32 sonata për piano, 16 kuartete harqesh, sonata për violinë e violonçel, një opera, shumë uvertura etj., përbëjnë një thesar të artit muzikor botëror. Zgjero njohuritë1. Kërko nga burime të ndryshme të dhëna rreth jetës dhe veprimtarisë së Bethovenit.2. Renditi të dhënat më të rëndësishme në kutitë e mëposhtme.3. Shkruaj disa fjali, duke shprehur përshtypjet e tua mbi të dhënat që gjete.Krijo portofolin tëndKrijo një CD me pjesë muzikore nga vepra të kompozitorëve të klasicizmit.jfj pLudvig van BethovenBETHOVEN53

