Page 58 - Demo
P. 58
MësimiFranc Shubert (Franz Schubert) (1797-1828) lindi në Lihtental të Vjenës. Edukimi muzikor nuk i mungoi asnjëherë, pasi e gjithë familja e tij luante bashkë në kuartet. Duke qenë pjesëtar i orkestrës së shkollës, ai u njoh me veprat e Moxartit, të Hajdenit dhe të Bethovenit. Shuberti krijoi liedin (romancën vokale), që u shndërrua në një gjini muzikore karakteristike të kohës. Në moshën 17-vjeçare, kompozoi simfoninë e tij të parë dhe disa këngë, ndër të cilat spikat “Margarita në çikrik” nga “Fausti” i Gëtes. Me “Simfoni nr. 8” (e pambaruar), ai njihet si krijuesi i simfonisë romantike. Vepra të tjera të tij janë ciklet me këngë “Mullixhesha e bukur”, “Rrugë dimërore” etj. Ai pati një jetë të vështirë dhe vdiq në moshë të re për shkak të sëmundjeve.Përfaqësues dhe vepra të muzikës instrumentale në romantizëm 22Dëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga “Serenata” e F. Shubertit dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Frederik Shopen (Frédéric Chopin) (1810-1849) lindi në Varshavë të Polonisë dhe, që i vogël, iu përkushtua instrumentit të pianos. Studimet i ndoqi në Konservatorin e Varshavës që ishte themeluar rishtas nga muzikanti polak Jozef Elsner (Józef Elsner), i cili i dha mësimet e para për kompozicion. Shopeni e zhvilloi veprimtarinë e tij në Paris të Francës, por krijimtaria e tij ishte e lidhur ngushtë me Poloninë. Kompozimet e tij i përkasin kryesisht instrumentit të pianos në një sërë formash e gjinish: prelude, etyde, valse, mazurka, nokturne, skerco, balada, poloneze etj.Dëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga “Nokturn op. 9 nr. 2” të F. Shopen dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen.Dëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin “Rapsodi nr. 12” nga F. List dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Ku duket mbështetja në folklor, sipas teje?Franc ShubertFranc List (Franz Liszt) (1811-1886) është quajtur ndryshe “poeti i pianos”. Ai lindi në Raiding të Hungarisë dhe studioi për piano dhe kompozicion në Vjenë. Në vitin 1823 u vendos në Paris, ku zhvilloi një aktivitet të gjerë koncertal si pianist virtuoz dhe si interpretues i veprave pianistike. Veprimtaria si pianist, pedagog, kompozitor dhe Frederik ShopenFranc List56

