Page 59 - Demo
P. 59


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaDëgjo dhe diskuto Dëgjo pjesën “Vallet hungareze” të J. Brahms dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen prej saj. Krahasoje me valsin e Shopenit dhe diskuto ndryshimet.Pjotr Iliç Çajkovski (1840-1893) ishte një kompozitor i rëndësishëm rus, dirigjent e pedagog. Muzika e tij shquhet për karakterin kombëtar, për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Ai shkroi për të gjitha gjinitë e muzikës (koncerte për piano dhe orkestër, koncert për violinë dhe orkestër, simfoni, romanca vokale etj.), por u bë i njohur sidomos në gjininë e baletit, me vepra, si: “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e fjetur”, “Liqeni i mjellmave” etj.Johanes Brahms (Johannes Brahms) (1833-1897) lindi në Hamburg të Gjermanisë. Babai i tij, një muzikant i aftë që interpretonte në flaut, violinë dhe kontrabas, i dha mësimet e para për muzikë. Ai vendosi që i biri, përveçse një shkolle mjaft të mirë, të ndiqte disa mësime për piano dhe instrumente të tjera, që në të ardhmen të ishte një artist i kompletuar. Në moshë pak më të rritur, Brahms studioi teori e kompozicion. Bëhej fjalë për një gjeni, i cili falë aftësive që zotëronte mundi të jepte koncertin e parë kur ishte vetëm 10 vjeç. Shumë kritikë e kanë cilësuar si një nga kompozitorët më të mirë gjermanë të shekullit. Brahmsi shkroi rreth 300 lide (mjaft prej të cilave të lidhura me traditën muzikore folklorike) dhe la një repertor mjaft të pasur veprash muzikore, si: vepra instrumentale (piano), koncerte instrumentale, simfoni etj. “Valle hungareze nr. 5” është ndër veprat e tij më popullore.dirigjent e bëri Listin një ndër figurat më të spikatura të botës muzikore evropiane. Krijimtaria e tij përfshin rreth 700 vepra muzikore, si: vepra simfonike, pianistike, vokalo-instrumentale etj. Në fushën e muzikës pianistike ka shkruar tri albume, etyde për piano, sonatë, dy koncerte për piano dhe orkestër, 19 rapsodi hungareze të mbështetura në këngë, valle ose marshe cigane etj. Listit i njihet merita e zhvillimit dhe e përsosjes së teknikës pianistike.Johanes BrahmsPjotr Iliç ÇajkovskiDëgjo dhe diskuto Dëgjo fragmentin muzikor nga suita “Liqeni i mjelmave” të P. I. Çajkovski dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. A është një muzikë e thellë, e qetë apo e fuqishme?57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63