Page 60 - Demo
P. 60


                                     MësimiMësoNë dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XIX, përveç muzikës instrumentale, kompozitorët zhvilluan më tej edhe gjininë e operës, duke i dhënë asaj karakter kombëtar. Në Gjermani dhe Francë u shfaq dukshëm prirja për t’u shkëputur nga ndikimi italian, duke u mbështetur në muzikën tradicionale kombëtare. Një shembull i tillë është opera “Karmen”, e cila përfaqëson jo vetëm kompozitorin Zhorzh Bize (Georges Bizet) por edhe vetë operën franceze. Ajo është opera e parë realiste, që ndryshoi disa nga parimet e operës franceze, duke sjellë karaktere të gjalla nga shtresat popullore. Muzika e Bizesë shquhet për shprehësi, elegancë, temperament dhe larmi ngjyrash. Shumë kompozitorë italianë bënë përpjekje për përtëritjen e gjinisë së operës. Kompozitori Xhoakino Rosini (Gioachino Rossini) ishte i pari që reformoi operën italiane, duke i dhënë asaj një pamje të re. Një tjetër kompozitor që zhvilloi më tej operën italiane, ishte Xhuzepe Verdi (Giuseppe Verdi), i cili u mbështet në përvojën më të mirë të paraardhësve të vet, Xhoakino Rosini dhe Vinçenco Belinit (Vincenzo Bellini), por ndryshe nga ata, trajtoi edhe tema të mëdha historike, edhe probleme të rëndësishme shoqërore. Mbështetja në traditën muzikore kombëtare, ndikoi që operat e tij të bëheshin shumë të njohura për masat. Verdi forcoi dramaturgjinë muzikore dhe futi mjete të reja shprehëse, duke e çliruar operën italiane nga mënyrat konvencionale të trajtimit të saj dhe duke e unifikuar dramën me muzikën. Ai i kushtoi vëmendje libretit dhe përcaktoi rolin e këngëtarit në opera, duke lidhur ngushtë vokalin me veprimin. Verdi zhvilloi pjesët përbërëse të operës, si: deklamacionin, recitativin, korin etj.23 Muzika vokale në periudhën e romantizmit Kujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo arien e famshme “Dashuria është një zog rebel”, të shkëputur nga opera “Karmen”, e kompozitorit Zhorzh Bize dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Çfarë atmosfere krijon, sipas teje?Zgjero njohuritë muzikore...Ermonela Jaho lindi më 1974 në Tiranë dhe po aty kreu studimet për kanto në liceun artistik “Jordan Misja”. Pasi fitoi konkursin e organizuar nga sopranoja italiane Katia Riçareli, shkoi në Itali, ku studioi kanto në akademinë “Santa Çeçilia” në Romë. Jaho është një nga këngëtaret lirike shqiptare më të famshme. Ajo ka interpretuar në skenat e mëdha botërore (Londër, Nju Jork, Filadelfia, Mantova, Verona, Milano etj.), vepra operistike të rëndësishme, si: “Hirushja” e Rosinit, “Miku Fric” e Maskanjit, “Traviata” e Verdit, “Madamë Batërflaj” e Puçinit,” “Bohema” e Puçinit etj.Ermonela Jaho në rolin e Violetës tek opera “Traviata” e Xh. Verdit58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64