Page 62 - Demo
P. 62
MësimiXhoakino Rosini (1792-1868) lindi në Pezaro të Italisë dhe edukimin fillestar muzikor e mori nga prindërit. Që në moshë të re punoi si drejtues muzikor i grupeve operistike shëtitëse, duke studiuar njëkohësisht me shumë vëmendje gjininë e operës, rolin dhe vendin që zinte këngëtari në të. Ai studioi dhe këngët popullore italiane, të papërpunuara, nga krahina të ndryshme të Italisë. Figura e Rosinit zë një vend mjaft të rëndësishëm në historinë e muzikës italiane. Disa nga veprat e tij operistike janë: “Tankredi”, sipas tragjedisë me të njëjtin titull të Volterit, “Hirushja”, “Laraska vjedhacake”, “Semiramida” dhe “Berberi i Seviljes”, e cila u bë një nga operat më të famshme në të gjithë Evropën. Opera “Vilhem Teli” shënoi fundin e krijimtarisë së tij.24Përfaqësues dhe vepra të muzikës vokale në romantizëmDëgjo dhe diskuto Dëgjo arien “Figaro”, nga opera “Berberi i Seviljes” e Xh. Rosinit. Ç’karakter dhe ritëm ka kjo arie?Gaetano Donixeti (Gaetano Maria Donizetti) (1797-1848) lindi në Bergamo të Italisë. Mësimet e para muzikore i mori që në moshën 9-vjeçare. Ai ka shkruar shumë opera, ndër të cilat më të njohurat janë: “Eliziri i dashurisë” (1832) dhe “Don Paskuale” (1843), të cilat i shkroi njërën për 14 ditë dhe tjetrën për 11 ditë. “Eliziri i dashurisë” është një operë buffa (komike) e shkruar në stilin autentik komik italian. Kryevepra e tij është opera liriko-romantike “Luçia e Lamermurit”, me personazhe kryesore Luçian dhe Edgarin, dashuria e të cilëve pengohet nga normat e rrepta të shoqërisë së lartë të kohës. Dëgjo dhe diskuto Dëgjo arien e famshme “Një lot i shpejtë”, të shkëputur nga akti i dytë i operas “Eliziri i dashurisë” të kompozitorit Gaetano Donixeti. Përshkruaj ndjesitë muzikore që të krijohen prej saj.Xhoakino RosiniGaetano Donixeti60

