Page 63 - Demo
P. 63


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaVinçenco Belini (1801-1835) lindi në Katania të Sicilisë, në Itali. Studimet për muzikë i kreu në Konservatorin e Napolit. Opera e tij e parë ishte “Bianka dhe Fernandi”, e ndjekur nga një sërë operash të tjera, si: “Pirati”, “E huaja”, “Kapuletët e Montegët” etj., për të arritur tek opera “Somnambul”, e cila do ta afirmonte si kompozitor.Ndryshe nga kompozitorët e tjerë italianë që nuk i kushtonin shumë vëmendje tekstit të operës (libretit), për Belinin ai ishte burimi kryesor i frymëzimit për të krijuar muzikë. Kryevepra e tij është opera “Norma”, aria e mrekullueshme e së cilës “Kasta Diva” është shumë e famshme. Ashtu si në operat e Belinit, edhe në ato të Donixetit, temë kryesore është dashuria e shprehur me një përshkrim romantik ndjenjash.Xhuzepe Verdi (1813-1901) lindi në Buseto të Parmës, në Italinë e Veriut. Për shkak të origjinës së tij fshatare, Verdi nuk e fitoi të drejtën për të ndjekur studimet. Megjithatë, ai vazhdoi të studionte muzikë dhe brenda një kohe të shkurtër, përvetësoi elementet themelore të mjeshtërisë së kompozicionit. Ai punoi si drejtues i shoqërisë filarmonike të Busetos, ku edhe kompozoi operën e tij të parë “Oberti, konti i Bonifacit”, që u vu në skenë në “La Skala” të Milanos dhe pati një sukses të madh. Më pas, Verdi kompozoi operën tjetër të suksesshme “Nabuko”. Disa nga operat e tij më të njohura janë: “Lombardët”, “Hernani”, “Atila”, “Beteja pranë Lenjanos”, “Rigoleto”, “Trovatore”, “Traviata”, “Muzgjet siçiliane”, “Simon Bokanegra”, “Ballo me maska”, “Don Karlosi”, “Luiza Miler”, “Forca e fatit”, “Aida”, “Otello”, “Falstaf ” etj.Dëgjo dhe diskuto Dëgjo arien e famshme “Kasta Diva”, nga opera “Norma” e kompozitorit Vinçenco Belini dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Si është muzika e saj?Dëgjo dhe diskuto Dëgjo arien e famshme “Dollia”, të shkëputur nga opera “Traviata”, të kompozitorit Xhuzepe Verdi dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Çfarë atmosfere krijon ajo?Vinçenco BeliniXhuzepe Verdi61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67