Page 68 - Demo
P. 68
Jeta dhe vepra e një kompozitoriPër realizimin e projektit, duhet:1. të punohet vetëm dhe në grup;2. të kërkohet informacion nga burime të ndryshme (libra, internet);3. të përdoren teknologji të ndryshme për marrjen e të dhënave dhe organizimin e tyre;4. të paraqiten punimet në mënyrë të kuptueshme për të gjithë;5. të krijohen prezantime në PowerPoint; CD, DVD.Hapat për realizimin e projektitKërkime mbi jetëshkrimin e kompozitorit:Informacion për periudhën në të cilën kompozitori zhvilloi veprimtarinë e tij, duke përfshirë këtu edhe të dhëna rreth jetës, foto, fakte domethënëse, kuriozitete etj.Kërkime mbi krijimin e veprave muzikore: Informacion për:1. karakteristikat e periudhës në të cilën jetoi dhe punoi kompozitori;2. veprat e tij muzikore;3. stilin muzikor të veprave të tij;4. llojet dhe gjinitë muzikore në të cilat krijoi;5. fakte, dokumentime dhe kompozime muzikore (incizime).Paraqitja dhe diskutimi i materialeve të gjetura:• Përzgjedhje e informacioneve të gjetura, duke veçuar materialet më të spikatura.Projekt66

