Page 72 - Demo
P. 72


                                     MësimiMësoNë fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, në Itali, u zhvillua një rrymë e re artistike e quajtur verizëm. Verizmi është një rrymë pasromantike, e cila fillimisht lindi si lëvizje letrare.Verizmi në Itali përfaqësohet nga opera “Kavaleria rustikane” e Pjetër Maskanjit (Pietro Mascagni) (1863-1945) me libret të Xhovani Vergës (Giovanni Verga), një nga libretistët më të mëdhenj të verizmit. Në këtë vepër mbizotërojnë realiteti dhe ndjenja dramatike dhe paraqiten histori të vërteta në situata të parashikueshme, pa sentimentalizëm të tepërt. Kompozitorë të tjerë të kësaj periudhe janë: Umberto Xhordano (Umberto Giordano) (1867-1948), Ruxhero Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo) (1857-1919), fama e të cilit është e lidhur me operën “Paliaco”, Xhakomo Puçini (Giacomo Puccini) (1858-1924), suksesi i të cilit erdhi me operën “Manon Leskot” dhe vazhdoi me kryeveprën e tij operën “Bohema”.Verizmi në Gjermani përfaqësohet nga kompozitorët Rikard Shtraus (Richard Strauss) (1864-1949) dhe Gustav Mahler (1860-1911), të cilët filluan të krijojnë një stil të ri muzikor. Shtrausi ndërtoi gjuhën muzikore, duke futur ironinë te poemat e tij simfonike, ndërsa Mahleri i zëvendësoi heronjtë e mëdhenj dhe idealet e mëdha vagneriane me njeriun e zakonshëm.Fundi i shekullit XIX shënoi lindjen e disa lëvizjeve të reja artistike, ku më të rëndësishmet ishin impresionizmi dhe ekspresionizmi.Në impresionizëm, kompozitori vë në qendër të vëmendjes tingullin dhe atmosferën që krijon muzika dhe jo formën e saj, siç ndodh në klasicizëm dhe romantizëm. Në Francë, impresionizmi muzikor u modelua si stil, u zhvillua dhe arriti kulmin e tij me veprat e kompozitorit Klod Debysi (Claude Debussy) (1862-1918). Me një krijimtari të pasur muzikore për piano, shumë origjinale dhe novatore, Debysi konsiderohet mjeshtër i tingullit. Ai krijoi një gjuhë të re muzikore, e cila përjashtonte shumë rregulla tradicionale, duke sjellë prishjen e melodisë dhe largimin e saj nga burimi popullor, ashpërsimin e harmonisë dhe shfaqjen për herë të parë të akordeve disonantë (të çrregullt). Kompozitorë të tjerë të kësaj periudhe janë: Moris Ravel (Maurice Ravel), Isak Albeniz (Isaac Albéniz), Xhon Alden Karpenter (John Alden Carpenter), Frederik Delius (Frederick Delius), Pol Djukas (Paul Dukas), Manuel de Fala (Manuel de Falla), Çarls Tomlinson Grifs (Charles Tomlinson Griffes), Otorino Respigi (Ottorino Respighi).Xhorxh Gershvin (George Gershwin) (1898-1937) është një nga kompozitorët më të rëndësishëm amerikanë 27 Muzika në shekullin XIX-XXKujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo fragmentin muzikor nga “Rapsodia blu” e kompozitorit Xhorxh Gershvin. Krahaso ndjesitë që të krijohen prej saj me ndjesitë që të jep “Sonata e hënës” e Bethovenit. Përshkruaj me fjalë të thjeshta të përbashkëtat e ndryshimet që gjen te secila pjesë.Klod Mone (Claude Monet), “Perëndim” (vepër e impresionizmit)70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76