Page 73 - Demo
P. 73


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriatë shekullit XX. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Rapsodia blu”, “Një amerikan në Paris” etj. Dëgjo dhe diskutoDëgjo pjesën muzikore “Vals nr. 2” të kompozitorit Dimitri Shostakoviç. Përshkruaj me fjalë të thjeshta ritmin e këtij valsi dhe ndjesitë që të krijohen prej tij.Dimitri Shostakoviç (Dmitri Shostakovich) (1906-1975), kompozitor dhe pianist rus, konsiderohet si një nga kompozitorët kryesorë të shekullit XX. Muzika e tij karakterizohet nga kontraste të mprehta, elemente groteske dhe ndikime të stilit neoklasik. Krijimtaria e tij përfshin: 15 simfoni dhe gjashtë koncerte, 15 kuartete me varg, një kuintet piano, dy sonata, 24 prelude dhe fuga, opera, balete, muzikë filmi. Një nga veprat e tij më të njohura është “Vals nr. 2 - op. 99”.Verifiko njohuritë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.Xhorxh Gershvin kompozoi disa vepra muzikore, por më të njohurat janë . Muzika e Shostakoviçit karakterizohet .Zgjero njohuritë1. Kërko të dhëna rreth kompozitorit Xhorxh Gershvin. Bëj një përmbledhje të tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve që vijojnë dhe duke shtuar fakte që ty të duken mbresëlënëse.Çfarë lloj muzike kompozoi Xhorxh Gershvin?Cili ishte instrumenti i tij i parapëlqyer?Cila vepër e bëri të famshëm?Pse e shkroi ai veprën “Rapsodia blu”?Xhorxh GershvinDimitri ShostakoviçKrijo portofolin tëndKrijo një CD me vepra muzikore të zgjedhura të kompozitorëve të shekullit XIX-XX.71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77