Page 74 - Demo
P. 74


                                     MësimiMësoMuzika xhaz (jazz) lindi në Amerikë, në fund të shekullit XIX dhe e ka origjinën nga këngët që këndonin skllevërit zezakë, gjatë orëve të gjata të punës. Ato ishin këngë të thjeshta, si nga ana ritmike, ashtu edhe nga ajo melodike. Muzika xhaz bazohet kryesisht në improvizime, ku kompozimi krijohet dhe interpretohet aty për aty, në formën e bisedës muzikore. Orkestrat e para muzikore u krijuan nga muzikantë që luanin me instrumentet e tyre, me vesh dhe duke improvizuar. Orkestrat e para xhaz (jazz,band) u formuan nga piano dhe instrumente frymore: trombë, trombon, saksofon e klarinetë. Luis Armstrong (1901-1971) ishte një trompist amerikan, kompozitor, këngëtar dhe aktor, dhe një nga figurat më me ndikim në xhaz. Karriera e tij u zhvillua në vitet 1920-1960 që përfshijnë periudha të ndryshme të historisë së xhazit.Bluzi lindi në fund të shekullit XIX në Amerikë dhe fitoi një popullaritet shumë të madh. Ai ka një ritëm mjaft të veçantë dhe shpreh gati gjithmonë një gjendje shpirtërore melankolike. Vetë fjala bluz (the blues) në anglishte do të thotë trishtim, brengë, pikëllim. Kjo muzikë shpirtërore, shpreh dhimbjen e një populli që kërkon shpresë për një të nesërme më të mirë. Në muzikën bluz, njeriu flet e këndon solo për vuajtjet dhe varfërinë e tij, duke arritur njëkohësisht të bëjë ironi për jetën e tij aktuale.Dëgjo “Vallet hungareze” version regtajm dhe përcakto karakteristikat e melodisë.Dëgjo melodinë “Argëtuesi” (The Entertainer), të luajtur në piano nga Skot Xhoplin dhe përshkruaj ritmin e saj.Dëgjo dhe diskutoRegtajm (ragtime) lindi dhe u luajt për herë të parë në fund të shekullit XIX, nga pianisti Skot Xhoplin (Scott Joplin) (1868-1917). Kjo lloj muzike ishte forma e parë instrumentale e xhazit që tentonte të riprodhonte tinguj “të shpërbërë dhe të pisët”, tipike e shprehjes vokale dhe shpirtërore të bluzit. Një nga sukseset e Skot Xhoplin ishte “Maple Leaf Reag”, e cila u luajt në dy versione: një për pianoforte dhe një për orkestër xhaz.28 Muzika xhaz, bluzdhe regtajmKujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo këngën “Good Morning Blues” (të kënduar nga Ela Fitxherald) dhe përcakto karakteristikat e muzikës së saj.Dëgjo dhe diskutoDëgjo pjesë të ndryshme muzikore të interpretuara nga Luis Armstrong dhe përshkruaj muzikën dhe mënyrën e tij të të kënduarit.Luis Armstrong72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78