Page 76 - Demo
P. 76


                                     MësimiMësoMuzika rok (rock) nisi të zhvillohej si rrymë muzikore në vitet ‘50, në ShBA. Rrënjët e saj i gjejmë në muzikën rokenroll (rock ‘n roll), një lloj muzikor ky i ndikuar nga bluzi (blues), xhazi (jazz) dhe muzika kauntri (country).Ka debate të shumta rreth këngës që duhet të konsiderohet si kënga e parë rokenroll, por ajo që dihet me siguri është se kënga e parë e kësaj gjinie, “Rock around the clock” e Bill Halej (Bill Haley), arriti të renditej në listat e muzikës më të shitur dhe të ndikonte shumë në popullarizimin e kësaj rryme.Termi rokenroll lindi për të përshkruar tekstet provokuese, ritmet e shpejta dhe rrahjet e forta. Nuk ka një përkufizim që të përcaktojë qartë ndarjen midis muzikës rokenroll dhe asaj rok.Artistë që kanë kënduar, luajtur dhe kompozuar muzikën rokenroll janë: Elvis Presli (Elvis Presley), Big Xho Terner (Big Joe Turner), Xheri Li Ljuis (Jerry Lee Lewis) etj. Karakteristikë e këtij lloji muzikor ishin kitara elektrike dhe mënyra e regjistrimit të muzikës, që u bënë bazë për zhvillimin e saj të mëtejshëm.Elvis Presli ishte një nga artistët e parë që e popullarizoi këtë zhanër. Fama e tij ndërkombëtare arriti në nivele marramendëse, aq sa u mbiquajt “Mbret i rokenrollit”. Pothuajse në të njëjtën periudhë me Preslin, u shfaq në skenën ndërkombëtare të muzikës edhe grupi muzikor The Beatles që u formua në vitin 1960 në Liverpul të Anglisë, nga katër djem të rinj: Xhon Lenon (John Lennon), Pol Makartni (Paul McCartney), Xhorxh Harrison (George Harrison) dhe Ringo Star (Ringo Starr). Ky grup vijoi shndërrimin e muzikës rok në një muzikë gjithmonë e më popullore dhe vazhdon të jetë një nga grupet më të njohura të të gjitha kohërave. Disa nga këngët e tyre më të suksesshme janë: “Can’t Buy Me Love,” “Twist and Shout”, “She Loves You”, “I Want to Hold Your Hand”, “Please Please Me”, “Yesterday” etj.Muzika rokenroll qe më shumë se një stil muzikor, pasi pati efekte sociale në stilin e jetës, të modës, 29 Muzika rok dhe popKujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo këngët “Jailhouse Rock” dhe “No more” të kënduar nga Elvis Presli dhe bëj krahasimin mes tyre, duke veçuar ndryshimet për sa i përket ritmit dhe melodisë.Elvis Presli ward - en ja - il.Fragment nga melodia e këngës \74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80