Page 77 - Demo
P. 77
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKrijo portofolin tëndKërko të dhëna mbi muzikën rok dhe bëj një listë të nënllojeve të saj me nga një përfaqësues për secilin lloj. Përmend një këngë të nënllojit që të pëlqen më shumë.Verifiko njohuritë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.Muzika rokenroll e ka prejardhjen nga .Muzika rok e ka prejardhjen nga . Hard roku është nënlloj i .2. Rendit disa karakteristika të muzikës rok.Hard roku është një nënlloj i muzikës rok që filloi rreth viteve ‘60. Kjo muzikë karakterizohet nga të kënduarit në mënyrë agresive dhe shoqërimi me kitarë bas dhe bateri, shpesh edhe tastierë. Hard roku mori zhvillim të madh në vitet ‘70, ku u shquan mjaft grupe, si: AC/DC, Led Zeppelin, Deep Purple, Aerosmith etj. Në mesin e viteve ‘80 arriti kulmin me grupe, si: Metallica, Bon Jovi, Def Leppard, Guns N’ Roses etj.Grupi “Metallica”Dëgjo këngët: “Nothing else matters” të grupit Metallica dhe “I don’t want to miss a thing” të grupit Aerosmith dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Diskuto për karakteristikat e tyre muzikore.të të menduarit dhe të sjelljes. Ndikimi i saj filloi të zbutej kur në tregun ndërkombëtar të muzikës u shfaqën rryma të reja me ritëm më të lehtë, sikurse ishte muzika pop. Muzika pop si rrymë, filloi ta merrte formën e saj moderne në ShBA dhe Angli gjatë mesit të viteve ‘50. Vetë termi i saj, është shkurtim i fjalës “popullore”. Kjo muzikë, tashmë vërtet shumë popullore dhe e dashur për publikun është quajtur ndryshe edhe muzika e trupit. Deri në fund të viteve ‘60, popi dhe roku ishin terma të përafërt. Artistë që kanë kënduar, luajtur dhe kompozuar muzikën pop janë të shumtë. Ndër ta, midis shumë emrash, përmendim Madonën (Madonna), Uitni Hjustonin (Whitney Houston), Elton Xhonin (Elton John), Majkëll Xheksonin (Michael Jackson), i cili njihet edhe si mbreti i muzikës pop etj.75

