Page 82 - Demo
P. 82
Mësimi 32 Muzika e lehtë shqiptareKujto dhe zhvillo njohuritëDëgjo këngët “Ende ka shpresë” të Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhe “Na lini të jetojmë” të grupit “Tingulli i zjarrtë”. Ku ndryshon njëra nga tjetra? Cila të pëlqen më shumë dhe pse.MësoMuzika e lehtë shqiptare zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë muzikore, të mesit të viteve ‘40 dhe më pas. Neço Muko njihet si pionier i lëvrimit të muzikës dhe këngës zbavitëse në vitet ‘30 të shekullit XX. Ndikim patën edhe serenatat korçare, të cilat ishin këngë me vijë melodike të thjeshtë, që i kushtoheshin dashurisë.Pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri filluan të krijoheshin institucionet muzikore, ku kompozitorët Agim Prodani, Llazar Morcka, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Tish Daija, Limoz Dizdari etj., krijuan melodi dhe këngë, të cilat ekzekutoheshin nga formacionet muzikore dhe orkestrat shqiptare. Këngët ishin të thjeshta, vallëzuese me ritme të ndryshme dhe lidheshin drejtpërdrejt me moshën, shijen, botëkuptimin, aftësitë dhe mundësitë vokale e interpretuese. Këngët e muzikës së lehtë janë argëtuese, mësohen shpejt, përcjellin emocione të veçanta dhe janë të përshtatshme për t’u kënduar e vallëzuar nga të gjithë. Një organizim muzikor i rëndësishëm ishte Festivali i Këngës në RTSH, që e filloi veprimtarinë e vet në vitin 1962. Në të u paraqitën krijime nga kompozitorët dhe këngëtarët më të mirë të periudhës. Ky festival u shndërrua në një traditë që vijon edhe sot.Muzika e lehtë shqiptare njeh personalitete si në krijimin e muzikës, ashtu edhe në interpretimin e saj. Kompozitorë, si: Ferdinand Deda, Agim Krajka, Avni Mula, Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Kujtim Laro etj., krijuan një repertor të gjerë me këngë të muzikës së lehtë të interpretuara nga këngëtarë/e, si: Anita Take, Pavlina Nikaj, Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Sherif Merdani, Luan Zhegu, Ema Qazimi, Aleksandër Gjoka, Ardit Gjebrea, Irma Libohova etj.Vaçe ZelaTonin TërshanaAurela GaçeGrupi “Ritfolk”Gjergj JorgaqiDëgjo dhe diskutoDëgjo disa këngë dhe melodi të muzikës së lehtë të krijuara para dhe pas viteve ‘90. Diskuto mbi ndryshimet që vëren.80

