Page 83 - Demo
P. 83
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKrijo portofolin tëndKrijo një CD me këngë të ndryshme të grupeve shqiptare të viteve ‘90.Grupi “Djemtë e Detit”Grupi “Arb”Grupi “Megahertz”Grupi “Akullthyesit”Verifiko njohuritë1. Rendit të paktën 4 kompozitorë të muzikës së lehtë shqiptare.2. Rendit tre tituj këngësh të muzikës së lehtë dhe këngëtarët që i interpretojnë ato.Titulli i këngës Këngëtari që e interpreton Dëgjo dhe diskutoDëgjo dhe diskutoDëgjo meloditë e filmave “Çifti i lumtur” nga Agim Krajka dhe “Dimri i fundit” nga Aleksandër Lalo. Diskuto me shokët e shoqet nëse përputhet muzika me përmbajtjen e filmave.Dëgjo këngët: “Djaloshi dhe shiu” nga Agim Krajka, “Bashkë me fëmijët” nga Aleksandër Lalo dhe “Valsi i lumturisë” nga Avni Mula. Diskuto melodinë dhe tekstin e tyre.Kënga dhe muzika shqiptare e ndikuar nga këngëtarët dhe rrymat moderne pati një zhvillim të ri pas viteve ‘90.Një nga grupet e rokut shqiptar që u krijuan në vitet ‘90 ishte grupi “Djemtë e detit”. Fillimisht, muzika e tyre u ndikua nga rrymat hard-rok dhe metal, mjaft të përhapura në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. Ndër këngët e tyre më të suksesshme përmenden: “Mos qaj”, “Baladë për Jakup Ferrin” etj.Grupe të tjera muzikore të kohës ishin: “Akullthyesit”, “Ritfolk”, “Spirit voice”, “Shok”, “Tingulli i zjarrtë” etj. 81

