Page 88 - Demo
P. 88


                                    Për realizimin e projektit, duhet:1. të punohet vetëm dhe në grup;2. të kërkohet informacion nga burime të ndryshme (libra, internet);3. të përdoren teknologji të ndryshme për marrjen e të dhënave dhe organizimin e tyre;4. të paraqiten punimet në mënyrë të kuptueshme për të gjithë;5. të krijohen prezantime në PowerPoint; CD, DVD.“Grupi ose këngëtari im i parapëlqyer”Hapat për realizimin e projektitNdarja e grupeve sipas interesave dhe njohuriveHapi I: Kërkim informacioni mbi historinë e zhvillimit të muzikës moderne• Informacion mbi historikun dhe zhvillimin e muzikës moderne: xhaz, bluz, rok, pop etj.• Të dhëna të ndryshme, si: fakte, foto, ngjarje, kuriozitete mbi zhvillimin e muzikës moderne dhe të rrymave të ndryshme muzikore.Hapi II: Kërkim informacioni për grupin ose këngëtarin e parapëlqyer• Të dhëna rreth jetës dhe veprimtarisë së tij (foto, fakte domethënëse, kuriozitete apo ngjarje personale nga jeta, nga koncerte të ndryshme etj.). Hapi III: Përpunimi i informacionit• Sistemon informacionin e grumbulluar, e përzgjedh dhe e përgatit atë për prezantim.Projekt86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92