Page 94 - Demo
P. 94
FjalorthFjalortharie pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër (zakonisht pjesë e një opere ose operete). akord bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të njëkohshëm me lartësi të ndryshme.bluz rrymë muzikore, e cila bazohet kryesisht në improvizimin e melodisë.ekspresionizëm lëvizje kulturore që u përhap në shekullin XX, e cila përfshiu muzikën, letërsinë dhe artet.fantazi pjesë muzikore e krijuar aty për aty, me një formë të lirë.harmoni pjesë e teorisë së muzikës, që studion akordet e zërave dhe të tingujve të veglave muzikore; tërësia e parimeve të këtyre akordeve.impresionizëm lëvizje kulturore e artistike që u përhap në shekullin XIX-XX.kapriçio pjesë muzikore me karakter të gjallë, që kompozohet për instrumente të ndryshme dhe luhet nga instrumentistë virtuozë. kantatë pjesë muzikore me karakter solemn, që këndohet nga një a nga disa këngëtarë ose nga kori, të shoqëruar nga orkestra; këngë korale solemne; teksti i kësaj pjese muzikore.komedi muzikore gjini muzikore që lindi në shek. XX dhe që përbëhet nga kënga, kërcimi dhe teatri.koncert grosso formë e muzikës baroke, e cila interpretohet prej një grupi të vogël solistësh dhe orkestrës.liut instrument muzikor.mazurkë valle popullore polake në ritmin ¾, me karakteristikë theksin në lëvizjen e dytë dhe të tretë.muzikë e lehtë lloj muzikor.nokturn pjesë muzikore për instrument solo, e cila e ka origjinën nga serenata.oratorio gjini muzikore vokale, më e madhe se kantata.operetë gjini muzikore vokale, më e vogël se opera. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre; shfaqja e kësaj vepre në skenën e një teatri. poemë simfonike vepër muzikore e realizuar në një kohë dhe me tiparet e një cikli pianistik.rapsodi pjesë muzikore për vegla ose për t'u kënduar, që mbështetet në krijimet dhe në motivet popullore të një vendi.92

