---
title: "Iphone-i i Amelisë | Botime PEGI"
description: "Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Paris, janë protagonistët e një historie të…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9"
meta:
  "og:description": "Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Paris, janë protagonistët e një historie të…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9/iphone-i-i-amelise.jpg"
  "og:image:alt": "Iphone-i i Amelisë"
  "og:title": "Iphone-i i Amelisë | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **Iphone-i i Amelisë**

Author: [**Valeria Tonini**](https://botimepegi.al/en/authors/valeria-tonini-bb00cd1b), 2019

![Iphone-i i Amelisë](https://botimepegi.al/uploads/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9/iphone-i-i-amelise.jpg)

**700****ALL**

<dl>

<dt>Translator</dt>
<dd>**Agim Doksani**</dd>

<dt>Number of pages</dt>
<dd>**185**</dd>

<dt>ISBN</dt>
<dd>**9789928310088**</dd>

</dl>

Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Paris, janë protagonistët e një historie të fortë dashurie, si dhe e një lufte kundër lobit të baronëve universitarë. Njohur që në rininë e hershme, të dy do të rilidhen me rastin e ndërtimit të një salle universitare Aula Magna, si simbol i atij ndryshimi që Amelia u ka premtuar zgjedhësve të saj. Në përplasjet e egra që do të pasojnë dalin në pah mekanizmat e fshehtë të pushtetit universitar, duke nxjerrë në sipërfaqe mediokritetin e një sistemi që arrin të mbijetojë falë lodhjes së një shoqërie dekadente. Ngjarjet pasojnë njëra-tjetrën brenda një dite të vetme, me kthesa të befta, që e shtyjnë Tomasin në një reflektim të thellë për veten, për vrajat e tij dhe marrëdhëniet më intime. Një dashuri adoleshence, e furishme, që shpërthen papritur duke vënë gjithçka në dyshim. Por a është dashuri e vërtetë? A mundet që gjendja e keqe shpirtërore të gjejë përgjigje në ekranin e një iPhone-i? Një roman që është njëkohësisht intim dhe shoqëror. Në sfond, baret dhe rrugët e Parisit në një atmosferë fort romantike. Fragment nga libri.... Përse duam me çdo kusht t’i gjejmë një fytyrë vetmisë sonë? Vetmia jonë jemi thjesht ne vetë, askush tjetër. Mund të na gënjejë mendja ta rigjejmë në një tjetër vetmi, por ata si ne, në të vërtetë, duan thjesht dhe vetëm të tyren.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/en#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI – an Albanian publishing house since 1994: literature, children's books, school textbooks, teaching plans, tests and digital materials.","inLanguage":"en-GB","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/en","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9#webpage","@type":"WebPage","description":"Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Paris, janë protagonistët e një historie të…","name":"Iphone-i i Amelisë","url":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/en#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","alternateName":"PEGI Publishing House","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","foundingDate":"1994","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"areaServed":["AL","XK"],"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9#book","@type":"Book","description":"Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Paris, janë protagonistët e një historie të…","inLanguage":"sq","isbn":"9789928310088","name":"Iphone-i i Amelisë","numberOfPages":185,"url":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9","author":{"@type":"Person","name":"Valeria Tonini","url":"https://botimepegi.al/en/authors/valeria-tonini-bb00cd1b"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@type":"Book","name":"L`iPhone di Amelie"},"translator":{"@type":"Person","name":"Agim Doksani"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"9789928310088","inLanguage":"sq","datePublished":"2019-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Books","item":"https://botimepegi.al/en/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Iphone-i i Amelisë","item":"https://botimepegi.al/en/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9/iphone-i-i-amelise.jpg","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/iphone-i-i-amelise-bb00cef9/iphone-i-i-amelise.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
