---
title: "Kafshët | Botime PEGI"
description: "Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books “Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tre…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9"
meta:
  "og:description": "Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books “Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tre…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/kafshet-bb00cec9/kafshet.jpg"
  "og:image:alt": Kafshët
  "og:title": "Kafshët | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **Kafshët**

Author: [**Miguel Torga**](https://botimepegi.al/en/authors/miguel-torga-bb00cd08), 2021

![Kafshët](https://botimepegi.al/uploads/books/kafshet-bb00cec9/kafshet.jpg)

[View on Bukinisti](https://bukinist.al/sq/tregim-novele/11687-kafshet.html)

**700****ALL**

<dl>

<dt>Translator</dt>
<dd>**Suadela Balliu**</dd>

<dt>Number of pages</dt>
<dd>**132**</dd>

<dt>ISBN</dt>
<dd>**978-9928-310-74-3**</dd>

</dl>

Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books “Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat, si edhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze, u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga 14 tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten. Të ndryshëm mes veti në veçantitë e tyre, këto “bishëza”, kafshë e njerëz, janë të gjithë në të njëjtën “Barkë të Noes”, toka amë, të vëllazëruar në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerëve e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe udhëton me “kafshëzat” në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to. “Barka e Noes” e Torga-s, në secilën histori, sjell si personazh kryesor, një kafshë në luftë me elementet e natyrës, Zotit apo Njeriut. 14 tregimet e librit janë: Neroni, një qen i vjetër gjuetie; Magoja, macja e dënuar me dashurinë e Dona Saneias; Madalena, kushtet e rezistencës së një gruaje; Morgadoja, mushka të cilit i bën padrejtësi i zoti; Bamboja, bretk që njihte shkencën e jetës; Tenorio, një gjel i torturuar nga dilemat; Jezui, i Biri i Zotit në çdo mrekulli jete; Çiçikallja, një gjinkallë në formimin e vetes; Ladino, harabeli tinëzar; Ramiro, natyrshmëria e dhunës; Zioshi (Farrusko), mëllenja gazmore; Miura, demi me madhështi morale; zoti Nikolau, njeriu-insekt mes insekteve dhe Visente, korbi në përballje me Krijuesin.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/en#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI – an Albanian publishing house since 1994: literature, children's books, school textbooks, teaching plans, tests and digital materials.","inLanguage":"en-GB","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/en","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9#webpage","@type":"WebPage","description":"Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books “Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tre…","name":"Kafshët","url":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/en#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","alternateName":"PEGI Publishing House","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","foundingDate":"1994","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"areaServed":["AL","XK"],"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9#book","@type":"Book","description":"Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books “Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tre…","inLanguage":"sq","isbn":"978-9928-310-74-3","name":"Kafshët","numberOfPages":132,"url":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9","author":{"@type":"Person","name":"Miguel  Torga","url":"https://botimepegi.al/en/authors/miguel-torga-bb00cd08"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@type":"Book","name":"Os Bichos"},"translator":{"@type":"Person","name":"Suadela Balliu"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-74-3","inLanguage":"sq","datePublished":"2021-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Books","item":"https://botimepegi.al/en/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Kafshët","item":"https://botimepegi.al/en/books/kafshet-bb00cec9","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/kafshet-bb00cec9/kafshet.jpg","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/kafshet-bb00cec9/kafshet.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
