---
title: "Kam shumë për të thënë | Botime PEGI"
description: "Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është ti tregojë asaj s…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11"
meta:
  "og:description": "Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është ti tregojë asaj s…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11/kam-shume-per-te-thene.jpg"
  "og:image:alt": "Kam shumë për të thënë"
  "og:title": "Kam shumë për të thënë | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **Kam shumë për të thënë**

Author: [**Christophe Van Gerrewey**](https://botimepegi.al/en/authors/christophe-van-gerrewey-bb00ccbd), 2019

![Kam shumë për të thënë](https://botimepegi.al/uploads/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11/kam-shume-per-te-thene.jpg)

[Read the first pages](https://botimepegi.al/uploads/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11/first-pages/kam_shume_per_te_thene.html) [ View on Bukinisti](https://bukinist.al/sq/8721-kam-shume-per-te-thene.html)

**600****ALL**

<dl>

<dt>Translator</dt>
<dd>**Irena Rama**</dd>

<dt>Number of pages</dt>
<dd>**140**</dd>

<dt>ISBN</dt>
<dd>**978-9928-233-62-2**</dd>

</dl>

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është ti tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ta dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botojë atë. Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori. Marrësja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht hakmarrës shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë. Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, me anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror. Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor. Kam shumë për të thënë fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/en#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI – an Albanian publishing house since 1994: literature, children's books, school textbooks, teaching plans, tests and digital materials.","inLanguage":"en-GB","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/en","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11#webpage","@type":"WebPage","description":"Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është ti tregojë asaj s…","name":"Kam shumë për të thënë","url":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/en#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","alternateName":"PEGI Publishing House","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","foundingDate":"1994","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"areaServed":["AL","XK"],"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11#book","@type":"Book","description":"Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është ti tregojë asaj s…","inLanguage":"sq","isbn":"978-9928-233-62-2","name":"Kam shumë për të thënë","numberOfPages":140,"url":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11","author":{"@type":"Person","name":"Christophe Van Gerrewey","url":"https://botimepegi.al/en/authors/christophe-van-gerrewey-bb00ccbd"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@type":"Book","name":"Op de hoogte"},"translator":{"@type":"Person","name":"Irena Rama"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-62-2","inLanguage":"sq","datePublished":"2019-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Books","item":"https://botimepegi.al/en/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Kam shumë për të thënë","item":"https://botimepegi.al/en/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11/kam-shume-per-te-thene.jpg","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/kam-shume-per-te-thene-bb00ce11/kam-shume-per-te-thene.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
