---
title: "Kënga e Penelopës | Botime PEGI"
description: "Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence , tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI. “Kënga e…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10"
meta:
  "og:description": "Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence , tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI. “Kënga e…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10/kenga-e-penelopes.jpg"
  "og:image:alt": "Kënga e Penelopës"
  "og:title": "Kënga e Penelopës | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **Kënga e Penelopës**

Author: [**Margaret Atwood**](https://botimepegi.al/en/authors/margaret-atwood-bb00cce6), 2021

![Kënga e Penelopës](https://botimepegi.al/uploads/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10/kenga-e-penelopes.jpg)

**800****ALL**

<dl>

<dt>Translator</dt>
<dd>**Erdi Ibro**</dd>

<dt>Number of pages</dt>
<dd>**166**</dd>

<dt>ISBN</dt>
<dd>**978-9928-310-89-7**</dd>

</dl>

Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja *par excellence*, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.

“Kënga e Penelopës” është një roman i Margaret Atwood-it, botuar më 2005, si pjesë e kolanës “Seria e miteve Canongate”, në të cilën autorë të njohur bashkëkohorë kanë rishkruar mitet e lashta. “Kënga e Penelopës” na sjell në vëmendje ngjarjet e “Odisesë” së Homerit, tashmë të ripara në këndvështrim modern dhe vetë Penelopa rrëfen historinë e saj që nga Hadi, njohjen e martesën me Odisenë, luftën e Trojës, Helenën e bukur dhe marrëdhëniet me prindërit; jetën e saj pa Odisenë, përballjen me mëtuesit gjatë mungesës së tij, si dhe kthimin e Odisesë pas 20 vjetësh e kërdinë që bëri mbi mëtuesit e shërbëtoret e Penelopës. Po a ishte Odiseja, ai heroi me zgjuarsi të rrallë i përshkruar nga Homeri apo një faqe tjetër, më e errët dhe e panjohur e tij, do të dalë në sipërfaqe?

Temat qendrore të romanit shtjellohen rreth standardeve të dyfishta mes sekseve, klasave shoqërore, si dhe vërtetësisë së drejtësisë.

Në rrëfimin e Homerit, Penelopa, gruaja e Odisesë, portretizohet si kulmi i besnikërisë bashkëshortore dhe historia e saj është një mësim i dobishëm përgjatë gjithë shekujve.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/en#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI – an Albanian publishing house since 1994: literature, children's books, school textbooks, teaching plans, tests and digital materials.","inLanguage":"en-GB","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/en","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10#webpage","@type":"WebPage","description":"Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence , tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI. “Kënga e…","name":"Kënga e Penelopës","url":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/en#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","alternateName":"PEGI Publishing House","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","foundingDate":"1994","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"areaServed":["AL","XK"],"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10#book","@type":"Book","description":"Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence , tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI. “Kënga e…","inLanguage":"sq","isbn":"978-9928-310-89-7","name":"Kënga e Penelopës","numberOfPages":166,"url":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10","author":{"@type":"Person","name":"Margaret Atwood","url":"https://botimepegi.al/en/authors/margaret-atwood-bb00cce6"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"translationOfWork":{"@type":"Book","name":"Penelopiad"},"translator":{"@type":"Person","name":"Erdi Ibro"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-89-7","inLanguage":"sq","datePublished":"2021-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Books","item":"https://botimepegi.al/en/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Kënga e Penelopës","item":"https://botimepegi.al/en/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10/kenga-e-penelopes.jpg","inLanguage":"en-GB","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/kenga-e-penelopes-bb00cf10/kenga-e-penelopes.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
