Navigating in:»», Fiction, Non Albanian authors»A është vallë njeri…?

A është vallë njeri…?

L 700

  • Autori: Primo Levi

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-44-0

  • Përkthyesi: Genci Pjetri

  • Titulli në origjinal: Se questo è un uomo

  • Viti i botimit: Shkurt 2016

  • Nr. i botimit: Ribotim

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 700 lekë

Description

A është, vallë, njeri…?” është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar  e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic.
Në këtë libër, ai rrëfen përvojën e një viti të tërë, nga shkurti 1944 deri më 27 janar 1945, të kaluar në lagerin e Buna-Monovicit. Buna ishte një ndër 44 kampet satelitë të Aushvicit, në Silezinë e Sipërme, në territorin polak.

Historia fillon me internimin e autorit në kampin për hebrenj në Fosoli dhe përfundon me çlirimin e kampit të Aushvicit nga ushtria ruse. Levi arriti të mbijetonte falë ushqimit shtesë, që një punëtor italian, Lorencoja, arrinte t’ia kalonte fshehurazi. Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim.

Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s’ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës.
Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.

Një kritikë nga Ben Andoni

Additional information

Weight 243 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

196

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “A është vallë njeri…?”

Vulnerability Scanner