Navigating in:»», Fiction, Non Albanian authors»Bota sipas Garpit

Bota sipas Garpit

L 1,200

  • Autori: John Irving

  • ISBN-10(13): 978-9928-228-22-2

  • Përkthyesi: Diana Culi

  • Titulli në origjinal: The world according to Garp

  • Viti i botimit: Tetor 2016

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1200 lekë

Description

Romani u botua për herë të parë më 1978 dhe romani fitoi çmimin National Book Award më 1980. Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s’ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë.

Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet “preja” dhe “dhuruesi i spermës” për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin. Këtu merr udhë historia e jetës dhe e vdekjes së një nëne të famshme dhe birit të saj, pothuajse-të famshëm; bota e tyre përshkohet nga ekstremet seksuale – madje dhe nga vrasjet seksuale.
Xheni Fillds është “delja e zezë” e një familjeje aristokrate nga New England; pothuajse rastësisht, ajo bëhet kreu i lëvizjes feministe, në një kohë kur feminizmi as që njihej. I biri, T.S. Garp (i quajtur kështu, sipas emrit të të atit biologjik, që s’e njohu kurrë), ka ambicie të mëdha për një karrierë letrare, nga ana tjetër është shumë më i përkushtuar pas së shoqes dhe të bijve.

Intervistë me përkthyesen Diana Çuli

 

Rreth e përqark Garpit dhe Xhenit vërtitet një galeri personazhesh të çuditshme: mësues dhe prostituta, mundës dhe radikalë, botues dhe vrasës, transeksualë dhe përdhunues, bashkëshortë e bashkëshorte. Vetë Irving, përmes zërit të Garpit, thotë: “…Puna e një shkrimtari është që të përfytyrojë çdo gjë në mënyrë krejt intime dhe personale, saqë fiction-i, sendërgjimi i historisë të dalë po aq i gjallë sa dhe kujtimet tona vetjake”.

“Bota sipas Garpit”, është një libër që karakterizohet nga një damar marrëzie dhe trishtimi, shoqëruar gjithnjë me doza të forta humori të zi.
Në të gërshetohen pa fund qëndrime të çuditshme e të paparashikueshme kundrejt seksit, martesës, familjes dhe feminizmit.

Ai është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë e në më shumë se 40 vende, duke u bërë bestseller  ndërkombëtar qysh në botimin e tij të parë më 1978. Ky roman e vendosi John Irving-un mes plejadës së shkrimtarëve më mendjehollë të brezit të tij.

Additional information

Weight 564 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

580

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bota sipas Garpit”

Vulnerability Scanner