Navigating in:»», Fiction, New titles, Non Albanian authors, Romance»Dashuria mbi gjithcka

Dashuria mbi gjithcka

L 800

  • Autori: Katie Kacvinsky

  • ISBN-10(13): 978-9928-248-59-6

  • Përkthyesi: Gerta Jazaj

  • Titulli në origjinal: First comes love

  • Viti i botimit: Shkurt 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 800 lekë

Description

Libri me një fjali

Historia e përsosur e dashurisë për të na kujtuar emocione të fshehura, por jo të harruara të drithërimave të para.

Me këtë libër, Botime Pegi nis një koleksion të ri për romantikët e pashërueshëm, për ata lexues e lexuese që e vënë dashurinë në vend të parë. Jo më kot emri i koleksionit është “Fluturëzat”, si për të na kujtuar emocionet e mëdha dhe fluturat në stomak që ndiejmë sa herë biem në dashuri.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Për herë të parë, Greit i bie në sy Dilani teksa ajo është shtrirë barkas në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë, duke u përqendruar te diçka që askush tjetër nuk arrin ta shohë.

I ka zënë rrugën Greit, ndaj ai është i detyruar t’i flasë. Si pa e kuptuar, ajo ka hyrë në jetën e tij, duke vendosur në mënyrë pothuajse autoritare ta kalojnë pasditen bashkë.
Dilani nuk është si vajzat e tjera që ka njohur Grei. Ajo është shpirtërisht dhe mendërisht e hapur, tërësisht vetvetja, e pandikuar nga mendimet e të tjerëve.

Fillimisht, pyetjet e saj të çuditshme dhe energjia e pashtershme e bezdisin Grein, por shumë shpejt ai do ta ndiejë veten më të hapur dhe kureshtar ndaj kësaj vajze “të çmendur”.

E rrëfyer nga pikëpamjet e dy personazheve, historia e Dilanit dhe Greit do të shpaloset gradualisht, së bashku me sekretet më të thella të këtyre dy adoleshentëve.

Kritika

Ky roman përcjell bukur ekstazën e thellë të dashurisë së parë; ringjall çastin kur dy të dashuruarit kuptojnë se ky është vetëm fillimi i jetës, e cila nuk do të rrjedhë njësoj për të gjithë.

Neësday.com

Do të dashuroheni me këtë libër… I ngjan librave të Nicholas Sparks, por me pak më shumë cinizëm dhe sarkazëm.

Seventeen.com

Grei dhe Dilani janë dy personazhe tërheqëse që do t’u hyjnë në zemër lexuesve në kërkim të një historie të bukur dashurie, në prag të botës pas-shkollore.

School Library Journal

… lexuesit do ta pyesin veten, nëse është vërtet dashuri apo vetëm një lojë e komplikuar.

Kirkus Review

Additional information

Weight 320 g
Dimensions 22.8 × 15 cm
Pages

216

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dashuria mbi gjithcka”

Vulnerability Scanner