Navigating in:»», Lotus, Non Albanian authors, Romance»Djemtë e pashëm

Djemtë e pashëm

L 500

  • Autori: Delphine de Vigan

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-72-4

  • Përkthyesi: Edit Dibra

  • Titulli në origjinal: Les jolis garçons

  • Viti i botimit: Shtator 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 500 lekë

Description

Ky libër tregon se si dëshpërimi për dashuri, të bën ta shohësh dashurinë gjithandej, edhe në vendet e njerëzit më të paimagjinueshëm.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ema është një vajzë e madhe, me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërruese, që vishet çuditshëm dhe që ka lexuar tepër libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet.

“Djemtë e pashëm” qëndron midis një romani dhe një përmbledhjeje tregimesh: vepra përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës. I pari, Mark Stivensoni, është një avokat i njohur, i përpiktë, i përkryer deri në bezdi. Pasioni që ai i shkakton asaj, është përpirës, fiksues dhe e çon Emën në kufijtë e çmendurisë. I dyti quhet Etan Kastor, një shkrimtar, i martuar, i errët dhe tërheqës, i cili jeton në heshtje dhe kërkon një rrugëdalje.
Takimi i tyre, shqetësues, i hareshëm dhe erotik, zgjat pak, por do të ketë jehonë të gjatë.

Mashkulli i fundit, Milan Mikaev është një prezantues televiziv, egocentrik, i paparashikueshëm, çarmatosës me narcizmin dhe papërgjegjësinë e tij. Për herë të parë Ema e lë veten të humbasë në trillin e tjetrit dhe bashkimi i tyre shkon drejt një aventure mediatike përçudnuese.

Sa herë duhet përsëritur përralla për të arritur zhbërjen e saj?
A jemi vërtet të dënuar të përjetojmë pambarimisht të njëjtin iluzion, të njëjtin zhgënjim?
A nuk është ndoshta takimi i tjetrit vetëm një trillim?

Ndoshta, Ema, me naivitetin dhe ëndrrat e saj, përfaqëson të gjitha gratë, të dashuruara, të braktisura, të zhgënjyera dhe sërish shpresëplota.

Additional information

Weight 144 g
Dimensions 18 × 12 cm
Pages

183

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Djemtë e pashëm”

Vulnerability Scanner