Ema

L 1,000

  • Autori: Jane Austen

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-25-0

  • Përkthyesi: Ledia Dushi

  • Titulli në origjinal: Emma

  • Viti i botimit: Nëntor 2014

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Libri me një fjali

Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali; ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mprehtësinë dhe ironinë që karakterizonte Jane Austen, një kombinim i përkryer i ndjenjave romantike dhe satirës.

Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura.

Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave.

Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që “askush përveç meje nuk do ta pëlqejë”, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj.

Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer, dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, Ema shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen-it. Që nga botimi i saj në fillimin e shekullit XIX, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra studime akademike, përsiatje dhe filma.

Additional information

Weight 456 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

464

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ema”

Vulnerability Scanner