Navigating in:»», Fiction, Non Albanian authors, Romance»Letra e harruar

Letra e harruar

L 1,000

  • Autori: Nina George

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-47-1

  • Përkthyesi: Sabina Dhrimo

  • Titulli në origjinal: Das Lavandelzimmer

  • Viti i botimit: Shkurt 2016

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese fare e veçantë, me emrin “Farmacia Letrare”, një vend kulture, ku librat nuk janë thjesht për lexim. Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin dhe çdokujt që hyn në librarinë e tij, si një shërues i mirë, i jep librin e duhur për çdo vështirësi në jetë.

I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim përmes letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës së tij Manonit, e cila ishte zhdukur një ditë krejt papritur duke i lënë vetëm një letër. Atë letër, Zhani “e harroi” me dashje, sepse ai e kishte dashuruar Manonin me gjithë shpirt, duke lënë veten krejtësisht pas dore e duke iu përkushtuar dashurisë së tyre sublime.

Ai nuk pranon ta lexojë letrën, e di që Manoni ka zgjedhur lumturinë në krahët e të shoqit dhe për të fillon një jetë pa dashuri, i mbërthyer në një botë të trishtë, ku mendon vazhdimisht për të. Por një ditë, falë Katerinës, letra do të dalë përsëri në skenë, pas 20 vjetësh, e paprekur dhe, më së fundi Zhani zbulon që Manoni ka ikur prej tij jo se nuk e donte më, por për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor.
Ky zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij, do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme. Me të do të bashkohet Maksi, një shkrimtar i ri e i famshëm në kërkim të dëshpëruar të frymëzimit, si dhe Salvatore Vitale, një italian ëndërrimtar e simpatik, i dashuruar pas kuzhinës dhe sekreteve që fsheh ky art. Të gjithë janë në kërkim të recetës vetjake të lumturisë dhe të shërimit të shpirtit përmes librave.

Një nga librat më të shitur në mbarë botën, i mbushur me aventura dhe ngrohtësi. Është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar, dhe për shpresën, ajo që do të mbushë shpirtrat e dorëzuar të secilit prej nesh. Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëve si shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.

Additional information

Weight 426 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

396

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Letra e harruar”

Vulnerability Scanner