Navigating in:»»»»Lojë me armikun

Lojë me armikun

L 900

  • Autor: John Carlin

  • ISBN-10(13): 978-9928-4197-7-4

  • Përkthyes: Krenar Hadëri

  • Viti i botimit: Janar 2014

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 900 lekë

Ky libër përshkruan fushatën sistematike, të shkëlqyer e të habitshme që ndërmori Mandela për të afruar njerëzit me ngjyrë të zemëruar me të bardhët e frikësuar përreth një ngjarjeje sportive, një loje ragbie. Dorështrëngimi i parë i afrikanojugorëve në një fushë ragbie, do të kishte tingëlluar absurd dhe qesharak para se të ndodhte. Në fund të fundit, ragbia ishte feja laike e afrikanëve të bardhë, etnia që shpiku dhe zbatoi aparteidin.

Ishte një sport që shumica e popullsisë me ngjyrë e konsideronte si “zbavitjen e egër e të huaj të një populli po aq të egër e të huaj”. Lëvizja antiaparteid luftoi shumë fort për një bojkot botëror të ekipit afrikanojugor të ragbisë, Springboks-it, duke ditur që kjo, po aq sa sanksionet ekonomike dhe trazirat në vend, do t’i bindte të bardhët që sundimi i tyre nuk ishte i qëndrueshëm. Tani, në një përpjekje për të bindur një minoritet të mundur se ata kishin me të drejtë një vend në rendin e sapovendosur, Mandela pranoi të mirëpriste Kampionatin Botëror të Ragbisë, në 1995-n, në Afrikën e Jugut.

Për më tepër, ai u angazhua personalisht që afrikanojugorët me ngjyrë të shndërroheshin në tifozë të Springboks-it, duke ia huazuar karizmën e tij këtij sporti të shumurryer dhe duke mobilizuar të gjitha racat në mbështetje të një kampionati botëror.

Sigurisht, të mendosh se një lojë e vetme sportive, edhe në qoftë për kampionat botëror, mund të shërojë tre shekuj ndarjeje raciale, duke shndërruar gjithë tmerret dhe urrejtjet e grumbulluara në një çast magjik, është tepër romantike. Në të vërtetë, Afrika e Jugut është ende një apo dy gjenerata larg pajtimit racial.

Por Carlin-i ka përmbledhur dhe ka paraqitur aq shumë dëshmitarë, nga luftëtarët më të flaktë antiaparteid e deri te racistët më të hidhur, që shpallin me solemnitet se ndeshja e kampionatit botëror të 1995-s qe një çast thellësisht edukues në përpjekjet e shtetit të ri për të shmangur luftën civile. E kur të keni mbaruar librin, me dëshirë do ta pranoni licencën poetike të autorit.

Additional information

Weight 310 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

308

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Lojë me armikun”

Vulnerability Scanner