Navigating in:»», Drama, Fiction, Lotus»Mikesha

Mikesha

L 1,000

  • Autori: Simone de Beauvoir

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-33-5

  • Përkthyesi: Diana Çuli

  • Titulli në origjinal: L’invitée

  • Viti i botimit: Shkurt 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Mikesha” është një roman i autores franceze Simone de Beauvoir, i botuar për herë të parë në vitin 1943. Romani është një rrëfim autobiografik letrar i lidhjes që autorja dhe partneri i saj, Jean-Paul Sartre, kanë pasur me Olga Kosakiewicsz-in. Romani u konsiderua për fitimin e çmimit Goncourt. Ngjarjet zhvillohen në Paris, në fillim dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lidhja e hapur e Fransuazës dhe Pierit tendoset kur ata krijojnë një trekëndësh dashuror me shoqen e tyre të re, Ksavierën.

Historia ndjek këtë grup intelektualësh të rinj përgjatë mbrëmjeve dhe festave të tyre që mbarojnë gjithmonë kur agon, mbi një copëz trotuar, në dhoma mbytëse hotelesh me një yll, nëpër rrugët e ngushta të Parisit. Ndjekim kështu thurjen e shqetësimeve, skandaleve, flirteve, variacioneve të pafundta të xhelozisë, predikimeve, sinqeriteteve të dyshimta, urrejtjeve, hatërmbetjeve, e të tjera e të tjera. Dy profesorë, Sartre-i dhe de Beauvoir-i, dashurohen që të dy pas Ksavierës, një mistrece e vogël tallëse që ka shijen e një karameleje të thartë.

I prezantuar shpesh si romani i shkruar në hakmarrje të gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të Beauvoir-it me Sartre-in, shpesh mendohet se ky libër përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë, romani paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, teksa ajo përpiqet të zbulojë kush është dhe ç’vend i përket në botë.

Duke eksploruar koncepte ekzistencialiste si liria, ankthi dhe tjetri, Beauvoir-i shkruan në mënyrë kaq elokuente mbi natyrën njerëzore, sa i shtyn lexuesit të nisin një hulumtim të ndjenjave të tyre më të fshehta.

Additional information

Weight 416 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

444

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mikesha”

Vulnerability Scanner