Navigating in:»», New titles, Non Albanian authors, Poetry»Mish dhe qiell

Mish dhe qiell

L 600

  • Autori: Pier Paolo Pasolini

  • ISBN-10(13): 978-9928-233-40-0

  • Përkthyesi: Aida Baro & Edon Qesari

  • Titulli në origjinal: Carne e cielo

  • Viti i botimit: Shkurt 2019

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 600 lekë

Description

Libri me një fjali

Me anë të kësaj përmbledhjeje kërkojmë t’u japim të rinjve shqiptarë shembullin e intelektualit të angazhuar, të një personazhi të parehatshëm për pushtetet, që ngriti zërin pareshtur kundër kapitalizmit dhe parashikoi rrënimin e shoqërisë së konsumit.

Informacion i përgjithshëm

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqëruar lexuesit dhe veçanërisht të rinjtë në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia e tij shprehëse dhe përfytyruese.

Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë, si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore.

Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohen: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse.
Libri është i pajisur me një indeks të përgjithshëm të veprave të Pasolini-t, në letërsi, kinematografi, teatër etj.
“Vizioni im është apokaliptik. Por sikur pranë tij dhe ankthit prej të cilit lind, të mos kisha brenda vetes edhe një element optimizmi, domethënë mendimin se ekziston mundësia për të luftuar kundër gjithë kësaj, nuk do të isha duke folur këtu, mes jush,” është një prej deklaratave më të forta të Pasolinit, me vlerë të gjithkohshme dhe të përbotshme.

Kritika

Pasolini […] ishte një figurë qendrore e kulturës sonë, poet që shenjoi një epokë të tërë, regjisor gjenial, eseist i pashtershëm”

Alberto Moravia

“Në këto poezi, thellësisht shpirtërore, Pasolini shfaq një religjiozitet problematik, ku duke iu drejtuar fjalës së kulluar, nxjerr në pah pa trillime dilemën e brendshme personale që e brengos. Për më tepër, këtu, shfaq gjithë zhgënjimin për një shoqëri të ngrirë nga rregullat dhe hipokrizia.

Nicola Vacca / ZONA DI DISAGIO

Pasolini ishte një artist i ethshëm dhe i shumanshëm, i ngjashëm me Bembo-n (teoricien, kritik dhe poet), me Aretino-n (polemist dhe vargëzues), me Michelangelo-n (piktor, skulptor, shkrimtar), për të mospërmendur Leonardon (të cilin Paul Valery e vendosi mes ‘engjëlve të morfologjisë’).

Valerio Magrelli

Additional information

Weight 330 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

116

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mish dhe qiell”

Vulnerability Scanner