Mjetet

L 850

  • Autor: Phil Stutz & Barry Michels

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-01-4

  • Përkthyes: Aida Musai

  • Viti i botimit: Shtator 2012

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 850 Lekë

Mjetet që do t'i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajë.

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete veçanërisht të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Botuar në mbi 35 vende të botës, ky libër është një revolucion mbi metodat e tjera të vetë-ndihmës. Në shumë vende të botës, “Mjetet” është kthyer në bestseller brenda pak javëve nga botimi i tij.

“Mjetet” i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet mbi lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash – pikërisht mjetet – që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje. Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi – mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar. Për vite me radhë, Michels dhe Stutz, ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, “Mjetet”, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme – e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.

Publiku i interesuar

Të gjithë lexuesit që kanë përjetuar ose përjetojnë situata personale të pakëndshme: shmangie të problemeve ose personave që konsiderojnë problematikë, inat të pakontrollueshëm, ndjesi bllokimi, përmbytje me shqetësime (ankth, veturrejtje), ndjenjë dorëzimi dhe braktisjeje ndaj vetvetes.

Kritika

“Një libër që të bën të mendohesh thellë dhe të jep një shtysë të fortë të ndryshosh jetën tënde…” – Kirkus Review

“Të gjithë lexuesit do të ndihen me siguri të fuqizuar nga lehtësia e përdorimit të ushtrimeve. Qasja e qartë dhe e thjeshtë bashkë me besimin që “fuqitë madhore janë të vërteta” është një kombinim fitimtar. Ky është një nga ata libra të rrallë vetëndihmues që ndihmon me të vërtetë.” – Publishers Weekly

“Një nga sekretet më të famshme të Hollivudit… Stutz dhe Michels kanë krijuar një metodë që të ndihmon të përdorësh forcën krijuese të nënvetëdijes.” – The New Yorker

Additional information

Weight 318 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

274

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mjetet”

Vulnerability Scanner