Navigating in:»», Fiction, Non Albanian authors, World classic»Mos e lufto pranverën

Mos e lufto pranverën

L 1,000

  • Autori: Edward Morgan Forster

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-73-1

  • Përkthyesi: Etleva Çepele

  • Titulli në origjinal: A room with a view

  • Viti i botimit: Maj 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin. Xhorxhi është djaloshar impulsiv, në kufijtë e mungesës së respektit dhe ëndërrimtar, ndërsa Sesili është i pjekur dhe serioz, i përqendruar në krijimin e një jete të duhur për njerëz të sërës së tij.

Lusi ndihet e lëkundur midis dy romancave paralele dhe tundimet e saj autori i përdor si metaforë të betejës njerëzore midis konvencioneve shoqërore dhe ndjenjave të vërteta. A do të mbijetojë heroina jonë, me dëshirat dhe pasionet e saj, në atmosferën mbytëse dhe shoqërinë e mbyllur, tipike të asaj kohe, por ende të pranishme edhe sot?

Forster-i ishte njëzetenëntë vjeç kur botoi “Mos e lufto pranverën” (A Room with a view), në vitin 1908. Kishte botuar dy vepra të tjera më parë, (Where Angels Fear to Tread, 1905 dhe The Longest Journey, 1907). Në romanin e tij të tretë, falë maturisë dhe eksperiencës së tij, ky shkrimtar tashmë i respektuar, u dha tematikave të prekura në romanet e mëparshme, — pasioni dhe konvencionet, e vërteta dhe shtirja — kompleksitet dhe elokuencë. Farat e para të një rrëfimi italian u hodhën gjatë një udhëtimi të gjatë që Forster-i dhe e ëma ndërmorën në 1901. Ky udhëtim, jo vetëm që ngjalli krijimtarinë e autorit, por e pajisi atë edhe me një burim çlirimi shpirtëror nga normat e ngurta të moralit anglez. Pakënaqësia me gënjimin e vetvetes dhe mosbesimi, gjithmonë e më i madh, ndaj shoqërisë angleze u pasqyruan në lidhjen konfliktuale midis familjes të kujdesshme dhe pedante Honeychurch dhe familjes impulsive dhe të lirshme Emerson. Forster-i vetë duhet të jetë ndier i përçarë, si Lusi, midis rrezikut për t’u shndërruar në një ushtar në “ushtrinë e madhe të mendje-errurve, të atyre që nuk ndjekin as zemrën e as trurin, dhe që marshojnë drejt fatit të tyre me parulla”.

Lusi arrin t’i përmbushë dëshirat e saj më shumë sesa Forster-i e pati kurrë të mundur. Ndërsa shkruante “Mos e lufto pranverën” në vitin 1907, Forster-i ishte ende gjashtë vjet larg shkrimit të veprës që do të celebronte dashurinë homoseksuale, Maurice, dhe romanca e tij e parë e vërtetë ishte edhe më larg. Si i ngjyrosi kjo dëshirë e ndrydhur zhvillimet në roman? Kritika letrare ka treguar shumë interes për ngjyrimet erotike të disa skenave në këtë vepër (burrat që lahen në liqen apo parapëlqimet e Z. Beebe). Disa madje besojnë se e gjithë vepra është një romancë homoseksuale me Lusin si një djalë i maskuar. Si përfundim, duket se objekti i dëshirës është më pak i rëndësishëm sesa ndjenja e pasionit. Siç vëren edhe kritiku Claude Summers, çfarë mbetet shumë domethënëse dhe deri diku e çuditshme është fakti që mundimi i autorit me dëshirat homoseksuale i dha jetë një nga përshkrimeve më të pasura të dashurisë heteroseksuale në letërsinë angleze.

Additional information

Weight 316 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

260

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mos e lufto pranverën”

Vulnerability Scanner