Navigating in:»», Fiction, Non Albanian authors, World classic»Mosha e pafajësisë

Mosha e pafajësisë

L 800

  • Autori: Edith Wharton

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-02-1

  • Përkthyesi: Amik Kasoruho

  • Titulli në origjinal: The Age of Innocence

  • Viti i botimit: Tetor 2012

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 800 lekë

Description

Përshkrimi i gjallë i dramës së një njeriu të përçarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror.

Informacion i përgjithshëm rreth librit.

“Mosha e pafajësisë” është romani i 12-të i Edith Wharton, i botuar në 1920. Romani fitoi çmimin “Pulitzer” në 1921 dhe u konsiderua për një kohë të gjatë si “ndjesa” që shkrimtarja i kërkoi shoqërisë amerikane për librin e saj të mëparshëm “The House of Mirth”.

Historia e romanit “Mosha e pafajësisë” përqendrohet rreth jetës së një çifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor i mëparshëm, hyn në jetën e tyre. Lumturia e çiftit “të përkryer në sytë e të gjithëve” fillon të lëkundet.

Romani hedh një hije dyshimi mbi moralin dhe strukturën e shoqërisë së viteve të fundit të shekullit të 19-të në New York. Ai përmban një përshkrim të detajuar e të këndshëm të zakoneve të shoqërisë së lartë. Kjo gjuhë e dëlirë, së bashku me dramën sociale, përfituan për Wharton-in çmimin “Pulitzer”, i pari për një femër deri atëherë.

Titulli ironizon mirësjelljen e qelibartë të shoqërisë njujorkeze, të krahasuar me intrigat e saj të brendshme.

Kritika

  • Fitues i çmimit “Pulitzer” në vitin 1921, libri është kthyer tri herë në film dhe një herë në vepër teatrale.
  • Në faqen www.goodreads.com, gëzon mbi 40,000 vota dhe një notë mesatare prej 3.9/5.
  • Libri është përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët e botës.

“Ky libër na tregoi një Znj. Wharton në nivelet e saj më të larta, me një njohje të thellë të shoqërisë së bllokuar të rinisë së saj: një grup njerëzish që nuk kuptojnë asgjë që tejkalon rrethin e tyre të ngushtë shoqëror.”

– Nga nekrologjia e Edith Wharton-it, The New York Times, 1937

Additional information

Weight 407 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

414

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mosha e pafajësisë”

Vulnerability Scanner